Сподели:

Ministri Mançevski: Është i domosdoshëm ndërgjegjësimi mbi sigurinë kibernetike nga moshat më të hershme

Shkup, 06 shtator 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski mori pjesë në një ligjëratë mbi sigurinë kibernetik në OOU “Petar Pop Arsov’, në komunën e Karposhit.

Në kuadër të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës për forcimin e kapaciteteve dhe ngritjes së vetëdijes në fushën e sigurisë kibernetike, sot u organizua një ligjëratë mbi sigurinë kibernetike, në të cilën morën pjesë ministri Damjan Mançevski dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.

“Kur flasim për siguri kibernetike, njerëzit mendojnë në sigurinë e sistemeve kompjuterike, por nuk është ashtu, siguria kibernetike është më shumë se kaq dhe në kohën e sotme digjitale, veçanërisht fëmijët që kalojnë tërë kohën në internet, janë të ekspozuar ndaj ngacmimeve në internet, sulmeve të caktuara që vijnë nga hapësira kibernetike”, theksoi ministri Mançevski.

Të dhënat janë se, në nivel botëror, 43% e fëmijëve kanë qenë të ekspozuar ndaj ngacmimeve në internet dhe ka gjasa se kjo po ndodh edhe me fëmijët te ne.

“MSHIA filloi projekt pilotin për parandalim përmes edukimit, dhe si tha kryetari i komunës, së bashku me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, duam të ngrisim vetëdijen te të gjithë, për gjithë atë se ç’mund të ndodhë përmes ngacmimeve nga interneti. Dhuna në hapësirën kibernetike, fatkeqësisht shpesh mund të bartet në hapësirën reale dhe fëmijët të kanosen fizikisht”, theksoi ministri Mançevski, duke shtuar se ligjërata e sotme është e këtij drejtimi, të zbulohet se në çfarë mënyre mund të mbrohen fëmijët më tej.

Ligjërues në ngjarjen e sotme ishin shefi i njësisë për hetime të pagesave elektronike dhe nëpërmjet internetit në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së, si dhe Matej Plavevski, pjesëtar i ekipës fituese të adoleshentëve nga Maqedonia e Veriut, që morën meritë globale për zgjedhje inovative në parandalimin e dhunës.

Kjo ligjëratë është ngjarja e tretë e këtij lloji, hyn në kuadër të projektit pilot dhe planifikohet aktivizimi i shpërndarjes së saj në shkollat tjera. Javën e ardhshme do nisin edhe aktivitetet për Javën evropiane të kodimit, për këto tema do flitet edhe në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës