Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form

LISTA E INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK

  • Shkup, 11 korrik 2019

    Në kuadër të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë kibernetike, në Shkup sot mbahet punëtoria njëditore e ekspertëve për sigurinë kibernetike. Qëllimi i kësaj punëtorie është vendosja e iniciativave konkrete për mbështetjen e procesit të ndërtimin të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

  •  

    Bruksel, 9 korrik 2019

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski merr pjesë në takimin e parë të mbajtur në Bruksel, dedikuar dialogut mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor për TIK-un.

    Takimin e hapi eurokomesarja e BE-së për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel, ndërsa krahas ministrit Mançevski, në takim morën pjesë edhe ministrat e dikastereve të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.

  • Shkup, 5 korrik 2019

     

    Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vazhdon me realizimin e masave të krijuara në Planin nacional operativ broadband.

    Me atë qëllim, në seancën e fundit qeveritare u aprovua informacioni i SHMIA-së për hartimin e institucioneve publike dhe lokacioneve për qasje në WI-FI pa pagesë.

  • Shkup, 2 korrik 2019

    Me qëllim të përmirësimit të rrethanave në përdorimin e shërbimeve broadband si dhe shpejtësinë e të njëtave, Qeveria adaptoi Planin nacional operativ broadband – PNOB (2019-2029). Qëllimi është në arritjen e shpejtësisë dhe shfrytëzimin e broadband-it, që tashmë ekzistojnë në vendet e BE-së.

    Dokumenti iu dërgua në koment BE-së dhe është marrë raport pozitiv për të njëjtin.

  • Shkup, 1 korrik 2019

    Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë çdo udhëtimi për në vendet e rajonit, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Mal të Zi do të mund të shfrytëzojnë internet, të dërgojnë SMS porosi, të kryejnë dhe të pranojnë thirrje për çmime më të ulëta, madje edhe deri në 99%. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën për shtyp.

NJOFTIM PËR SHTYP

Memorandum për bashkëpunim me UNDP-në

19 dhjetor 2017, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe koordinuesja e përhershme e OKB-së dhe përfaqesuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luisa Vinton, sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim, me çka do të filloj implementimi i projetkiti “Një pikë shërbimi” dhe fillimi i analizës funksionale horizontale në administratën publike.

Скопје, 19 декември 2017 година

Министерството за информатичко општество и администрација на Република Македонија во соработка со Регионалната школа за јавна администрација (РеСПА) од денеска започнува со обуки на тема: Управување со квалитет во јавниот сектор. Главна цел на обуките е зајакнување на капацитетите на државните институции

Zëvendësministri Bajdevski në Konferencë për menaxhim të cilësisë në sektorin publik

18 dhjetor 2017, Shkup

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë ,Aleksandar Bajdevski, dhe sekrteari shtetëror, Jahi Jahiu, sot ishin pjesë e konferencës me temë “Menaxhimi i cilësisë në sektorin publik” të cilën e organizoi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së

Pages

NJOFTIM PËR SHTYP

Ministri Mançevski në vizitë pune në Strasburg

05 dhjetor 2017, Strasburg

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, është pjesë e ngjarjes me organizim të Komiteti Evropian për qeverisje demokratike, në kuadër të Këshillit Evropian në Strasburg. Ministri Mançevski, me fjalimin e tij e hapi seancën e parë: “Promovimi i qeverisjes demokratike përmes përvojës së ndarë – reforma në administratë

U nënshkrua Memorandum për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Birtanisë së Madhe

30 nëntor 2017

Ministri për Shoqëir Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Charles Garett, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në mes qeverive të Republiksë se Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Debat për forcimin e kapacitetit të shërbimit të radiodifuzionit publik.

27 nëntor 2017, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan MAnçevski, dhe minister pa portofol përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe trasnparencë, Robet Popovski, sot morën pjesë në debatin “Sfidat dhe rruga përpara nesh në drejtim të forcimit të kapacitetit të redaksioneve në shërbimet e radiodifuzionit publik” në organizim të Misionit të OSBE-së në MAqedoni.

Pages