Shpërndaje:

Me zhvillim të TIK-ut deri te një sistem më cilësor arsimior

Shkup, 26 dhjetor 2017

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë  Damjan Mançevski sot  ishte pjesë e ngjarjes “Sfida 365”, në organizatën e Microsoft Maqedoni.

“Kjo Qeveri i ndryshon politikat, vecanërisht në pjesën e përdorimit të TIK-ut në arsim. Deri tani, hardware-I është blerë pa asnjë plan për përdorimin e tij. Për këtë shkak, sot shkollat janë të stërmbushura me kompjuterë që nuk përdoren. Ata tani janë vjetëruar dhe shumica e tyre janë të papërdorshme. Ato ishin politika të gabuara. Detyra  jonë është të sigurojmë mundësi për përdorimin e teknologjive të avancuara të informacionit dhe komunikimit. Ne duhet t’i zhvillojmë përmbajtjet mësimore të cilat do të shfaqen përmes përdorimit të TIK”, tha ministri Mançevski,duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë në pjesën e digjitalizimit në të gjitha sferat e shoqërisë.

Me zhvillim të TIK-ut deri te një sistem më cilësor arsimior

“Sikurse Microsoft-i, edhe ne jemi të bindur se teknologjia informatike mund të na ndihmojë në procesin e arsimit, të lehtësojë mësimin e fëmijëve, t;iu mundësohet studentave dhe të rrriturve të marrin njohur të reja. Vetëm me një sistem arsimor që I ndjek mundësitë e reja që I ofrojnë teknologgjitë e reja do të mund të krijojmë të rinjë që pas përfundimit të shkollimit do të jenë konkurent në tregun e punës”, theksoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ai, teknologjia informatike duhet të jetë një mjet i fuqishëm, i cili i rrit potencialet e njerëzve dhe inkurajon kreativitetin e tyre. Mënyra më e mirë që të arrihet kjo ështe që të implementohet edhe në procesin arsimor. Kjo mund të arrihet vetëm me punë të përbashkët dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve qeveritare, komunitetit akademik, bizneseve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Me zhvillim të TIK-ut deri te një sistem më cilësor arsimior

Gjatë ngjarjes, mësuesit dhe profesorët I prezantuan pervojat e tyre të përdorimit të Office 365 në mësimdhënie. Prezantimet më të mira u shpërblyen.

 

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form