Shpërndaje:

Hapja e punëtorisë PeaceTech Exchange

Shkup, 18 Djetor 2017

Ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski ,bashkë me ambasadorin amerikan Jess Baily, zyrtarisht do ta hapin punëtorinë "PeaceTech Exchange" e destinuar për të punësuarit në insitucionet qeveritare. Ngjarja do të mbahet sot në ora 10, në hotelin Bushi Resort në Shkup.

Punëtorinë e organizon "PeaceTech Lab" nga Instituti Amerikan për Paqe, me bashkëpunim me partnerin lokal, "Democracy Lab", dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ssë në Maqedoni. 

Në punëtori do të marrin pjesë të punësuarit në sektorin e komunikimt dhe informimit të Qeverisë, Kuvendit, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, Agjencia për Rini dhe Sport, si dhe Qytetit i Shkupit, ku do të bisedojnë dhe kërkojnë mënyra të reja për ta theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies së qeverive.

Marrëdhënie me Publikun pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form