Shpërndaje:

Debat Publik për Strategjinë për Reforma në Administratën Publike

15 janar 2018, Shkup

Ministria për Shoqëri informatike dhe Administratë sot organizoi debat publik për Strategjinë për Refroma në Administratën Publike 2018-2022 dhe planit Aksional.

Në debatin publik ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, iu referua procesit të përgatitjes së dy dokumenteve dhe rezultatet të cilat do të realizohen.

Јавна расправа за Стратегијата за реформа за јавната администрација

“Për herë të pare kemi një dokument në të cilen janë të parashikuara indikatorët për masat e përpiluara të Startegjisë dhe buxhetit.  Në këtë mënyrë, ne do të shmangim rrezikun që reforma në administratën publike të jetë vetëm edhe një dokument tjetër në letër. Në kuadër të këtij procesi, ne krijuam edhe Këshillin për reforma në administratën publike, të cilën do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, dhe e ka për qellim që të ndjek procesin e implementimit nga një vend”, theksoi ministri Mançevski

"Koordinimi i procesit të reformës në administratën publike, lidhëshmëria dhe harmonizimi i përbashkët i strategjisë në fushën e reformës për administratë publike, planifikimi koherent i reformës në administratën publike, buxheti dhe procesi i eurointegrimit, përcjellja e zbatimit të planit Aksional të Strategjisë, prioretizimi në hapat kyçe në procesin për reforma në administratën publike, shqyrtimi i efekteve të reformës të zbatuar në sektore të ndryshme të sektorit publik, të cilat reflektojnë në administratën publike, dhe udhëheqja e cikleve të mëtejshëm të planifikimt të reformës në administratën publike janë pjesë e rolit të Këshillit”, informoi ministri Mançevski.

Јавна расправа за Стратегијата за реформа за јавната администрација

Kordinuesit e grupeve punuese adresuan gjendjen, masat dhe aktivitetet të parashikuar për tejkalimin e sfidave dhe rezultatet e pritura.

“Progresi i procesit dhe kapaciteti i hartimit të politikave dhe kordinimeve përfaqëson përpjeke të vazhdueshme të Qeverisë, edhe atë në drejtim të implementimit të politikave të parashikueshme dhe të qëndrueshme në interest të qytetarëve. Korniza ligjore për planifikim strategjik, krijim dhe kordinim të politikave është e definuar dhe e njejta ajo përfshin rregulloren ligjore dhe nënligjore të harmonizuar me të cilen sigurohen mekanizma dhe procedura të efikase për zbatimin dhe ndjekjen e procesit me kompetencë të duhur.   Mekanizmat për kordinim të procesit të planifikimit dhe hartimin e politikave si dhe përgatitja e ligjeve janë vendosura përmes kompetencave të Sekretarit Gjeneral të Qeverisë se RM-së, Ministrisë së Financave, Ministrisë për Shqoëri Informatike dhe Administratë i cili kryen kordinimin e procesit, Sekretariati për çështjeve evropiane dhe Sekretariati për Legjislacion”, është parashikuar në zonën e parë prioritare për hartimin e politikave dhe koordinimin.

“Depolitizimi për administratë përmes përforcimit të zbatimit të parimeve për meritë, mundësi të njejta dhe përfaqësim të barabartë dhe adekuat, profesionalizim të pozitave të larta drejtuese, sistem i definuar, unifikisht i rregulluar dhe koherent i pagave për të punësuarit në sektorin publik, dhe sistem i themeluar për zhvillim profesional të nëpunësve i  realizuar nga Akademia për zhvillim profesional të nëpunësve administrativ janë të gjitha të  parashikuara në fushën a shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore”, theksoi Biljana Zhagar, koordinues i grupit punues.

Јавна расправа за Стратегијата за реформа за јавната администрација

Koordinuesja e zonës së tretë prioritare, Kristina Dimovska, i referohet rëndësisë së përgjejgësisë, llogaridhënies dhe transparencës në punën e administratës publike, si kusht për menaxhim të mirë dhe ofrim të shërbimeve cilësore. 

“Vendosja e institucioneve të zhvilluara koherente të organeve në administratën shtetërore, agjencionet dhe shërbimet e inspektimit të qeverisë qendrore me struktura të qarta të llogaridhënies, vendosje të mehanizmave efikas dhe efektiv të cilat mundësojnë logaridhënie në organet e administratës publike, agjencione dhe shërbime të inspektimit nga qeveria qendrore përforcojnë integritet të institucioneve, përforcojne transparencë  në institiucione dhe përmirësojnë komunikimin në mes të institucioneve dhe qytetarëve dhe komuniteteve afariste, efikasitet më të mirë në procedurat administrative, dhe aplikim i qëndrueshëm i  LPPA-së me qëllimet e veçanta për të cilët parashikojmë mekanizma konkret”, informoi Dimovska

Duke pasur parasysh se modernizimi dhe reformat ne administratën publike nuk  janë të mundura pa digjitalizim, grupi i fundit punues i referohet zonës për dhënien e shërbimeve dhe mbështejtjen  e TIK-ut për administratën.

“Investimi racional në zhvillim të mjedisit digjital , rritja e cilësisë dhe disponueshmëria deri te shërbimet publike dhe mjedisit digjital, cila jep qasje dhe mundësi për përdorimi të e-shërbimeve, janë të gjitha të parashikuara në Strategjinë dhe planin Aksional në të cilën me përkushtim do të punojmë në këtë fushë” theksoi kordinuesja Rozalinda Stojova.

Në debatin publik të pranishmit e mirëpritën procesin gjithpërfshirës për përgatitjen e Strategjisë dhe Planit Aksional me përfshirjen e të gjitha palave të interesuara.

MSHIA do të informoj vazhdimisht për implementimin e masave të parashikuara, dhe në monitorim to të jenë të përfshirë të gjithë ata që tregojnë interes në një  menyrë të cilën bashkarisht do ta përcaktojmë në  të ardhmen.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form