Shpërndaje:

Mbledhje për IPA projektin “RAP – Mbështetja e MSHIA-s në modernizimin e administratës publike

24 janar 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, e hapi mbledhjen e parë të projektit për modernizimin e administratës publike, e financuar përmes komponentit të parë të IPA programit (Ndihma e Tranzicionit dhe përmirsimi institucional)

Siç theksoi ministri Mançevski, Qeveria ka vullnet të fortë politik për reforma thelbësore në këtë fushë, dhe për këtët flet edhe krijimi i Këshillit për reforma në administratën publike.

Состанок за ИПА проектот „РЈА – Поддршка на МИОА во модернизацијата на јавната администрација“

"Njëra prej qëllimeve strategjike të Qeverisë është reforma në administratën publike. Ky projekt përfaqëson një hallkë e rëndësishme në strategjinë përmes së cilës do të ndërmerren hapa  të rëndësishëm për të krijuar një administratë profesionale, efikase, efektive dhe transparente, e cila plotësisht do të inkorporohet në “ Hapësirat e Administratës Evropiane”. Në këtë mënyrë do të sigurojmë administratë e cila do të përshtatet me nevojat e qytetarëve”, potencoi Mançevski.

Projekti ka të bëjë me thjeshtësimin e porcedurave administrative dhe zbatim më të mirë të kuadrit ligjor për administratën publike, dhe parashikon edhe aktivitet për profesionalizëm të të punësuarve të cilët janë të përfshirë direkt në ofrimin e shërbimeve publike përmes vendosjes së kuadrit të kompetencave.

Состанок за ИПА проектот „РЈА – Поддршка на МИОА во модернизацијата на јавната администрација“

Komponent kryesorë i projektit është edhe zhvillimi i zgjidhjes së software-it e cila do t’i mundësoje institucioneve të përmirësojne planifikimin e kapaciteti profesional për ofrim më të mire të shërbimeve publike. Qellimi është të mundësohet qasje proaktive ndaj kërkesave të shërbimeve e cila mund të ndryshojë në varësi nga ngajrjet e ndryshme të jashtme, ndryshim të ligjeve dhe ndikime, por prej të gjithave të ulë shpenzimin e administratës për ofrim të shërbimeve dhe t’iu mundësohet vlerësim objektiv të punës të nëpunësave administrativ.

Состанок за ИПА проектот „РЈА – Поддршка на МИОА во модернизацијата на јавната администрација“

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form