Shpërndaje:

Mançevski: Ndryshimet në Ligjin e shërbimeve mediatike, audio dhe audiovizuele do të kontribuojnë në profesionalizimin e Agjencionit

04 prill 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski iu referua promovimit të raportit përfundimtar të punës së Agjencisë së shërbimeve mediatike, audio dhe audiovizuele dhe AKE.

Siç theksoi ministri Mançevski, përfshirja e organizatave qytetare në monitorimin e punës së këtyre dy organeve rregullatore janë të një rëndësie të veçantë spese bëhet fjalë për qasje të ndryshm, nga mënyra me të cilën punojnë institucionet qeveritare. Ministri Mançevski paraqiti pjesë nga ndryshimet e Ligjit të ASHMAA-së të cilat kanë të bëjnë me punën e Agjencionit.

“Le të mos e injorojmë elefantin e madh të bardhë në dhomë dhe të mos harrojmë se pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit, të ASHMAA-së dhe RTM-së, janë anëtarë të partisë dhe me këtë pjesa e problemit është e vënë në dukje në të gjitha raportet relevante. Ka ardhur koha që partitë të largohen nga organet rregullatore. Kjo parashikohet në ndryshimet e fundit të Ligjit. Anëtarët do të zgjidhen në mënyrë publike dhe trasnparente, qytetarët do të njoftohen me kandidaturat e tyre, dhe Kuvendi do të jetë i detyruar t’i zgjedhë kandidatët më profesionalë”, tha ministri Mançevski.

Në lidhje me ndërprerjen e taksës radiodifuzive, ministri tha që është duke u punuar për qasje të re me të cilën sigurohet financim i qëndrueshëm dhe i parshikuar i shërbimit të transmetimit publik..

“Reformat në media duhet të dalin nga shoqëritë mediatike dhe organizatat qytetare. Bashkëpunimi është i rëndësishmëm për rritjen e besimit, gjithashtu dhë për informimin e qytetarëve për punën e institucioneve, pa shpenzuar shumë të holla për reklama të shtrenjta”, theksoi ministri Mançevski.

Mançevski: Ndryshimet në Ligjin e shërbimeve mediatike, audio dhe audiovizuele do të kontribuojnë në profesionalizimin e Agjencionit

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form