Shpërndaje:

Ministri Mançevski në takim me ambasadoren e OSBE-së

05 prill 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot realizoi takim pune me ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen, me rastin e përfundimit të mandatit dhe shkurajes së saj.

Në takimin Mançevski dhe Suomalainen iu referuan bashkëpunimit në periudhën e kaluarën, shkëmbimin e përvojave dhe aktivitetet e përbashkëta.

Ministri Mançevski u falemnderua për mbështetjen e madhe të cilën zyra e OSBE-së në Maqedoni ia ofroi Qeverisë dhe MSHIA-së.

Në periudhën e fundit MSHIA dhe OSBE ishin në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në aspekte të ndryshme të punës me theks të veçantë të reformave në media dhe forcimin e kapaciteteve në shërbimet e transmetimit publik.

Të dyja palët janë të bindura se bashkëpunimi i mire do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të jetë partner për zbatimin e reformave pozitive në Maqedoni.

Ministri Mançevski në takim me ambasadoren e OSBE-së

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form