Shpërndaje:

MSHIA reagon ndaj akuzave të bëra për furnizimin publik të Samitit Digjital

12 prill 2018, Shkup

Bazuar në akuzat e procedurës për furnizim publik për realizimin teknik të Samitit Digjital, Ministria për Shoqeri Informatike dhe Administratë informon opinion se në procedurën e zbatuar nuk ka asgje kundër Ligjit për furnizime publik.

Vendimi përfundimtar për formatin e Samitit Digjital, i cili paraqet obligim nga Plani saksional humëvjeçarë për bashkëpunim ekonomik rajonal me vendet e Ballkanit perendimor, është sjellur më 2 mars në takimin e Këshillit drejtues për organizimin e Samitit, i cili u mbajt në Berlin të Gjermanisë.

Vendimet në lidhje me formatin e samitit dhe buxhetin e nevojshmëm u nxorën nga përfundimet e këtij takimi.

Për këtë MSHIA e informoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për të cilën dha informacione të cilat ishin të miratuara në seancën e Pesëdhjetë e tetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e mbajtur më 13.03.2018.

Në shumën totale të parashikuar për realizimin teknik të samitit, janë përfshirë 50.000 euro nga Këshilli për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë (RCC), 5.000 euro nga Shoqëria për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Në pajtueshmëri me këtë, për realizimin e furnizimit publik ishte e nevojshme të nënshkruhet marrëveshje me RCC-ën (14.03.2018), dhe GIZ (30.03.2018). Si realizim shtesë, ishte e nevojshme të lidhet memorandum për bashkëpunim dhe marrëveshje me Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, ku realizohen një pjesë e ngjarjeve (eventeve).

Në pajtueshmëri me Ligjin për furnizim publik, këto procedura në afatet më të shkurtëra zgjasin 34 ditë. Për këtë arsye nuk mund të aplikohet afati për zbatimin e procedures së hapur për furnizim publik, as për procedurë të limituar.

Për fat të keq punuam në afate ekstrem të shkurtëra të cilët nuk vareshin prej nesh.

Kjo ishte mënyra e vetme që Maqedonia të bëhet nikoqir i njërës prej ngjarjeve më të mëdha rajonale për këtë vit.

Tani, Maqedonia nuk është vend i izoluar, por synon të ketë sa më shumë lidhje me fqinjët e saj dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Samiti Digjital paraqet një mundësi të vetme për t’u rritur lidhja digjitale dhe bashkëpunimi në sferën e TI-së, ndërmjet  vendeve të rajonit dhe të BE-së.

Konkluzionet dhe aktivitet e definuara të cilat do të dalin nga Samiti Digjita, janë të një  rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik në Maqedoni dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta, që është anëtarësimi në BE.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form