Shpërndaje:

Maqedonia është nikoqiri i parë i Samitit Rajonal Digjital për vendet e Ballkanit Perendimor

12 prill 2018, Shkup

Më 18 dhe 19 prill Maqedonia do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha rajonale të këtij viti – Samiti digjital për vendet e Ballkanit Perendimor. Ngjarja paraqet pjesë nga Procesit të Belrinit dhe ka për qëllim koordinimin rajonal për afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.

“Maqedonia më nuk është vend i izoluar por synon të ketë sa më shumë lidhje të mundshme me fqinjët e saj dhe të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore. Pikërisht për këtë, këto dy ditë, fokusi do të jetë në atë se si të rritet lidhja digjitale dhe bashkëpunimi me sferën e TI-së në mes vendeve të rajonit dhe të BE-së. Samiti i mbledh në një vend përfaqësuesit e qeverive, bizneseve, organizatave rajonale, shoqërinë civile, komunitetin akademik dhe të rinjtë, me qëllim të përbashkët për shkëmbim të ideve dhe propozimeve si dhe definimin e funskionimit të përbashkët”, theksoi Mançevski.

Në Strategjinë e fundit për Ballkanin Perendimor dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian, për herë të parë vend të rendësishëm ka zhvillimi i agjendës digjitale. Samiti digjital paraqet mundësi të vetme ku mund të diskutohet për çështje të theksuara në Strategjinë, siç janë: ulja e çmimeve të roamingut, siguria kibernatike, rritja e aftësive digjitale të qytetarëve. Programi zyrtar i Samiti përmban katër panel diskutime për aftësi digjitale, për siguri kibernetike, lidhje digjitale, ekonomi dhe shoqëri digjitale.

Maqedonia është nikoqiri i parë i Samitit Rajonal Digjital për vendet e Ballkanit Perendimor

"Në Samit do të marrin pjesë kryeministrat e shteteve Ballkanit Perendimor dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale. Gjithashtu  në Samit do të marrin pjesë edhe vendet anëtare të BE-së të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisionin Evropian, Këshillin për bashkëpunim rajonal, përfaqësues të industrisë së TI-së, dhe sektorit afarist, komuniteti akademik, të rinjtë…”, theksoi ministri Mançevski.

Pjesë përbërëse të Samiti Digjital do të jenë edhe shumë aktivitete të cilat janë të hapura për qytetarët e interesuar.

Paralelisht, këto dy ditë në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, do të ketë edhe EXPO, ku të gjithë kompanitë e interesuara të cilët punojnë në sferën digjitale do të kenë mundësi ta prezanotojnë punën e tyre. Do të ketë edhe ngjarje të tjera shtesë të cilat përfshijnë bisedime digjitale – sesione të hapura për tema të ndryshme nga fusha e digjitalizimit për të gjithë pjesmarrësit e interesuar, si dhe Konferencë për luftën kundër lajmeve të rreme.

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form