Shpërndaje:

Vendet e Ballkanit perëndimor nëpërmjet transformimit digjital do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian

18 prill 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, eurokomisarja për ekonomi dhe shoqëri digjitale Maria Gabriel, dhe sekretari shtetëror i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svillanoviq, në konferencën e përbashkët për shtyp iu referuan rolit të Samitit të parë digjital i cili po mbahet në Shkup.

“Samiti digjital për vendet e Ballkanit perëndimor është vërtetim se të gjithë jemi duke punuar në një drejtim. Për ne Ballkani perëndimor është pjesë e Bashkimit Evropian ndërsa me transformimin digjital do të arrijmë të përmirësojmë bashkëpunimin. Transformimi digjital i ndryshon jetët tona dhe kjo ështe e pranuar edhe nga ana e politikanëve. Në strategjinë e fundit të BE-së, digjitalizimi është një agjendë politike e lartë. Para nesh qëndrojnë projekte të rëndësishme, siç janë: ulja e çmimeve të roaming-ut dhe sigurisë kibernetike”, tha eurokomisarja Gabriel.

“Transformimi digjital është i nevojshëm për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha sekretari gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Svillanoviq. Ai theksoi se përfitimet e digjitalizimit janë në të gjitha aspektet e jetesës, duke përfshirë edhe uljen e korrupsionit”

“Kjo është mundësia e Ballkanit perëndimor të jetë pjesë e BE-së, pavarësisht nga agjenda politike. Kjo ngjarje është mundësi e rrallë për t’u definuar qëllimet e përbashkëta”, thksoi Svillanoviq.

Ministri Mançevski si nikoqir i Samiti të parë digjital, iu referua porosisë e cila dërgohet me organizimin e kësaj ngjarje.

“Më në fund vendet Ballkanike janë bashkë, në përpjekjet e përbashkëta që të bëjmë diçka më tepër për qytetarët tanë. Krahas të gjitha çështjeve politike, krahas të gjitha sfidave historike ne u mblodhëm këtu, ashtu siç do të mblidhemi pas një muaji në Sofje, pastaj në Londër, që të tregojmë se Vendet e Ballkanit perendimor janë të bashkuara për transfomim digjital. Kemi vullnetin, përkushtimin dhe bashkëpunimin që së bashku të pranojmë ndryshimin. Se kjo është mundësi historike që Ballkani perendimor të bëhet shembull i mirë. Jo sipas mënyrës në të cilin ishim në të kaluarën. Ne veç më punojmë sëbashku”, theksoi ministri Mançevski.

“Pritjet e mia nga ky samit janë të mëdha. Pres lajme shumë të mira për qytetarët tanë. Pres që çmimet e roaming-ut në rajon dhe me BE-në të kenë ulje drastike. Pres të bëjmë marrëveshje për hapa të përbashkët për përmirësimin e qasjes deri tek interneti brezgjërë. Pres që Ballkani perendimor të bëhet destinacioni i Ardhshëm i TIK-ut në botë. Pres që të rinjtë tanë të jenë udhëheqësit e rritjes së aftësive digjitale dhe të qëndrojnë në vendlindjet e tyre. Pres mes veti t’i pranojmë çertifikatat digjitale. Pres që Ballkani të integrohet me digjitalizim në BE, shumë më shpejtë se sa me politikë. Por jo vetëm që pres, sinqerisht besoj se kjo të realizohet”, përfundoi ministri Mançevski duke dëshiruar një Samit digjital produktiv.

Samiti digjital i vendeve të Ballkanit perendimor, paraqet një pjesë të Procesit të Berlinit dhe ka për qëllim koordinimin rajonal për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Komponenta për integrimin digjital parashikon se Samiti digjital për vendet e Ballkanit perëndimor duhet të organizohen në nivel vjeto,r kurse për Maqedoninë është me rëndësi të madhe se është vendi i parë nikoqir i Samitit.

Vendet e Ballkanit perëndimor nëpërmjet transformimit digjital do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form