Shpërndaje:

Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal për një të ardhme më të mir; digjitale në Ballkanin perendimor

18 prill 2018, Shkup

Me ceremoninë e hapjes solemne sot filloi me punë ngjarja rajonale dyditore “Samiti digjital i Ballkanit perendimor”.

Në hapjen solemne për rëndësinë e samitit dhe përfitimet e agjendës së tij për vendet e rajonit mbajtën fjalim kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, eurokomisarja për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Maria Gabriel, sekretari shtetëror në Ministrinë për ekonomi dhe energjetikë në Republikën Federale të Gjermanisë Tomas Barejs, dhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski.

Pranë të pranishmive, përfaqësuesve të shumtë të qeverive të vendeve të rajonit, të përfaqësuesve të BE-së, të anëtarëve të delegacioneve dhe ekipeve të vendeve donatore të Porcesit të Berlinit, si dhe qindra përfaqësueve tjerë të organizatave dhe kompanive nga teknologjia informatike, kryeministri i Republikës së Maqedonisë në fjalimin e tij në hapjen e “Samitit digjital për vendet e Ballkanit perendimor”, i cili është i fokusuar në transformimin digjital të rajonit, theksoi se qëllimet në të cilën drejtohet samite siç janë konkurrenca, rritja ekonomike dhe e vendeve të punës, si dhe lidhshmëria e rajonit janë shumë afër drejt politikave strategjike të Planit për rritje ekonomike të Qeverisë së RM-së.

“Ata janë në pajtueshmëri dhe me vizionin afatgjate të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijmin e kushteve më të mira për një ekonomi konkurrente dhe të qëndrueshme sipas shembullit të ekonomisë së BE-së. Ekonomitë dhe shoqëritë tona aktualisht janë të ekspozuara ndaj ndryshimeve të mëdha. Shumë nga këto ndryshime janë të nxitura nga reformat por edhe nga teknologjitë e reja dhe nga risitë e zhvillimit ekonomik, mes së cilave njëri nga kriteret dhe kushtet vendimtare është – komunikimi dhe lidhshmëria. Revolucioni digjital i hoqi barrierat gjeografike. Largësitë mes pikave të ndryshme të botës me interes të njejtë, tani më nuk kanë asnjë kuptim”, theksoi kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal për një të ardhme më të mir; digjitale në Ballkanin perendimor

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, theksoi se njëra nga qëllimet e transformimit digjital është edhe ndritja e standardeve dhe lidhja e vendeve të Ballkanit perendimor në mes veti dhe me vendet e BE-së, dhe se “Bashkëpunimi rajonal ka rol të rëndësishëm për lidhjen e shteteve, qytetarëve dhe ekonomive të Ballkanit perendimor. Ky bashkëpunim rajonal fitoi thelbin kryesor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe veçanërisht pas miratimit të Planit aksional shumëvjeçar në fushën e ekonomisë rajonale, vitin e kaluar në Trst”, potencoi kryeministri Zaev. Eurokomisarja për ekonominë dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel, në fjalimin e saj në hapjen e samitit theksoi që organizimi i këtij samiti është një hap i rëndësishëm për lidhjen e rajonit në platformën e përbashkët digjitale e cila do të hapë shumë mundësi për qytetarët, për kompanitë dhe për qeveritë e rajonit.

“Bashkimi Evropian me Strategjinë për zgjerimin e vendeve të Balkanit Perendimor shprehu vullnet të fortë që t’i përkushtohet plotësisht këtij rajoni dhe qytetarëve të të gjitha vendeve. Në këtë drejtim janë edhe qëllimet e tranformimit digjital i cili është në bazën e iniciativave të cilat planifikohen të dalin nga ky samit. Në qendër të tyre janë edhe qytetarët e rajonit dhe motivimi që të marrin shërbime më të mira për përparim ekonomik me ndihmën e teknologjisë digjitale”, theksoi eurokomisarja për ekonomi dhe shoqëri digjitale, Maria Gabriel, në fjalimin e saj në hapjen e samitit dhe njoftoi që njëra prej përfitimeve është edhe ulja e çmimeve të roaming-ut, e cila duhet të dalë nga rezultatet e punës së Samitit të rradhës për Ballkanin perendimor të Bashkimit Evropian e cila do të mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Sekretari shtetëror në Ministrisë së ekonomisë dhe energjetikës në R.F. të Gejrmanisë Tomas Barejs, e theksoi përparimin e deritanishëm të vendeve të Ballkanit perendimor në kuadër të iniciativës “Procesi i Berlinit” dhe potencoi që R.F. e Gjermanisë dhe BE-së do të qëndrojnë të fokusuar në rajon.

“Potencialet që hapen dhe që mbeten reale me këtë iniciative të parë për transformim digjitaë të rajonit të Ballkanit perendimor hapin mundësi të mëdha dhe paraqesin rol të rëndësishëm në lidhjen e rajonitz dhe për ngritjen e standardeve deri të ato të BE-së”, theksoi Tomas Barejs në hapjen e samitit.

Në fjalimin e tij gjatë hapjes së “Samitit digjital të Ballkanit perëndimor” ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, theksoi se transformimi digjital nuk është i lehtë, paraqet një përfshirje të shtrenjtë dhe komplekse, dhe se janë të nevojshme investimet në infrastrukturë dhe burimet njerëzore.

“Është pozitive që po ndryshon vetëdija dhe që ekziston vullneti politik. Më në fund, të gjita vendet Ballkanike jemi bashkë, me përpjekje të përbashkëta të bëjmë më shumë për qyetarë tanë. Krahas të gjitha çështjeve politike, sfidave historike sot u mblodhëm ashtu siç do të mblidhemi përsëri pas një muaji në Sofje, dhe pastaj në Londër, që të tregojmë se vendet e Ballkanit perendimor janë të bashkuara në tranformimin digjital. Kemi vullnet, përkushtim dhe bashkëpunim që së bashku ta pranojmë ndryshimin. Kjo është mundësi historike që Ballkani perendimor të bëhet shembull. Shembull i mirë. Jo në mënyrën se si ishim të njohur në të kaluarën. Ne veç më po punojmë sëbashku. Me ndihmën e BE-së, bashkëpunim bilateral me vendet e Procesit të Berlinit, organizatave si RCC, Banka Botërore, miqtë tanë të SHBA-ve. Me padurim pres që të vazhdojmë së bashku të kriojojmë një të ardhme pozitive, produktive dhe përparuese për Ballkanin perendimor dhe për gjithë Evropën”, theksoi ministri Mançevski.

Menjëherë pas ceremonisë solemne të hapjes së parë të “Samitit digjital të Ballkanit perendimor” u mbajt edhe paneli i kryeministrave në të cilin morën pjesë Kryeministri i Republikë së Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, zv/kryetarja e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Senida Mesi dhe ministrja e ekonomisë në Qeverinë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Në këtë sesion pune të cilin e moderonte sekretari gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit perendimor, Goran Svillanoviq.

Pjesëmarrësit e panelit i analzuan pikat dhe kushtet në të cilat gjendet agjenda digjitale e vendeve të Ballkanit perendimor dhe theksuan se ajo çka është karakteristike bashkëpunimit deri më tani, si dhe vullneti politik dhe fokusimi i së ardhmës të rajonit, është themeli dhe qasjae dhe në transformimin digjital të rajonit.

Sferat kryesore drejt së cilave janë të drejtura qeveritë nga vendeve të rajonit janë numër i madh i shërbimeve digjitale për qytetarët në të gjitha sferat siç është administrimi i dokumenteve amë, patentave (lejet) në bujqësi dhe ekonomi, formularët digjital për shërbime financiare për qytetarët, e-shëndeti dhe në veçanti shërbime digjitale për investitorët e huaj.

Vëmendje të veçantë në panel iu dedikua edhe iniciativës rajonale siç është digjitalizimi i shërbimeve doganore si dhe shërbimeve të telekomunikacionit për qytetarët.

Seanca plenare e mengjësit, pjesë e “Samitit digjital të Ballkanit perendimor” vazhdoi me prezentimin e studimit “Ndikimi i digjitalizimit për përparimin e Ballkanit perendimor” të cilin e prezentuan një pjesë e autorëve Dr. Florian Bieber nga Qendra për studime jugo-evropiane në Grac të Austrisë dhe Dr. Mirushka Vizek nga Instituti ekonomik në Zagreb.

Studimi i prezentuar “Ndikimi i digjitalizimit për përparimin e Ballkanit perendimor” është i rëndësishme sepse jep përgjigjen e pyetjes se ku ndodhet për momentin rajoni dhe njëkohësisht paraqet një udhërrefyes përkatësisht se çfarë duhet të punohet në të ardhmen e afërt.

Njëkohësisht, studimi, në bazë të përvojave të BE-së, si dhe në bazë të përvojave të vendeve të veçanta anëtare të Bashkimit Evropian, orienton dhe se ku duhet të kërkohen përgjigjet për qasjen deri te përkrahja e tranformimit digjital e cila qëndron si potencial nga fondet e BE-së.

Kryeministri Zaev, e vlerësoi studimin si burim veçanërisht i dobishëmi cili e përcakton gjendjen, por më me rëndësi është se i vë në dukje drejtimet nga ku mund të nxirren sugjerimet kryesore si në mënyrë më të mirë të realizohet transformimi digjital në secilin vend të rajonit si dhe rajonin në përgjithësi.

Në dy ditët e ardhshme gjatë “Samitit digjital të Ballkanit perendimor” do të mbahen debate të shumta, tribuna dhe punëtori për transofmrim digjital, ekonomi digjitale dhe lidhje, për sigurinë digjitale dhe aftësitë digjitale, ndërsa në pjesën politike do të mbahen edhe më shumë takime në nivel më të lartë të qeverive të rajonit.

Gjatë kohës së samitit, paralelisht do të rrjedhin edhe aktivitetet e ngjarje Digjitale ESKPO në Samitin e parë digjital për Ballkanit perendimor, si mundësi e vetme për kompanitë në industrinë digjitale t’i paraqesin produketet dhe shërbimet e tyre të reja dhe të njoftohen dhe lidhen me partnerët potencial nga sektori publik dhe afarist.

Me rrespekt,
Ekipi i Samitit Digjitl për Vendet e Ballkanit Perëndimor

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form