Shpërndaje:

LAJMËRIME

LAJMËRIM 10.06.2016 

Në periudhën prej datës 14.06.2016 deri më 12.07.2016, në hapësirat e Qendrës për trajnime në MSHIA, do të realizohen trajnime për shfrytëzimin e Modulit udhëheqje me performancë dhe Modulit raporte, si komponente të Sistemit Informues për Udhëheqje me Burimet Njerëzore (SIUBNJ).

Ftesat për pjesëmarrje në trajnim janë dërguar në formë elektronike deri te institucionet dhe personat për të cilët ekzistojnë informata SIUBNJ-së, që do të thotë deri te të gjithë personat e autorizuar nga secili institucion si dhe adresat e kontaktit të institucioneve.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në trajnim, mundësohet pjesëmarrja e vetëm një perfaqësues nga secili institucion.

Pjesmarrja është e mundur vetëm në terminin e caktuar dhe nuk ka mundësi të ndryshimit të të njejtit. Trajnimi zgjat një orë.

Shpenzimet e transportit deri te Qendra për trajnime e MSHIA-së i siguron secili institucion për vete.

Agjenda e trajnimit:

- Hyrje në SIUBNJ
- Shfrytëzimi i modulit udhëheqje me performancë
- Shfrytëzimi i modulit raporte
- Pyetje dhe përgjigje

Rradhitja me datë dhe kohë e pjesëmarrjes të institucioneve është i vendosur këtu.

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form