Shpërndaje:

Diskutim publik për ndryshime në Ligjin e nëpunësve administrativë dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik

21 maj 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, mori pjesë në debatin publik mbi temën për nevojën e ndryshimeve në Ligjin për punonjësit administrativ dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.

“Të gjithë qytetarët në një shtet kanë të drejtën e shërbimeve efikase dhe të shpejta. Për këtë na duhet një administratë publike përgjegjëse dhe profesionalizuar. Një administratë e tillë mundet të ekzistojë vetëm nëse nga njëra anë kemi baza ligjore të definuara, të sakta dhe të qarta për funksionimin e saj, ndërsa nga ana tjetër të kemi punonjës publik të profesionalizuar dhe me vlera të larta etike. Fakt është se duhet të ketë riorganizim të administratës publike dhe rreth kësaj po punojmë aktualisht. Me Strategjinë e re për Reforma në Administratën Publike (SRAP-në), i krijomë politikat të cilat janë në drejtim të përmirësimit të kushteve në të cilat po punon administrata publike. Janë politika me të cilat qartë definohen të drejtat dhe obligimet me të cilat modernizohet administrata. Kjo mundet të arrihet bashkërisht dhe vetëm me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura në procesin dhe në basjkëpunim të ngushtë me administratën”, theksoi ministri Mançevski.

Me diskutimin e ditës së sotme, vazhdon praktika e bashkëpunimit të MSHIA-së dhe Sindikatës për administratë, drejtësi dhe shoqatat e qytetarëve (ADSHQ-së). Ndryshimet e deritanishme në Ligjin për ndryshime të punonjësve administrative, janë bërë si rezultat i atij bashkëpunimi.

Sa i takon procesit për përparim, me ndryshimet në ligj, u ndryshua vendimi me anë të të cilit një punonjës administrativ me shpallje interne mundej të përparonte vetëm për një nivel më të lartë. Duke e pasur parasysh politizimin e fortë në administratë si dhe gjendjen e një shteti të robëruar, kjo sillte deri te pamundësia për zhillim të karrierës. Një numër i konsiderueshëm ishin për gjatë kohë të mbajtur në pozita të ulëta në administratë edhe pse posedonin përvojë dhe kompetenca për përparim. Në ligj ishte e rregulluar se vlerësimi rezulton me masa për efekt të shkëlqyer dhe të dobët. Nëse qëllimi ishte përmirësimi i punës në administratë dhe në shërbimet, atëherë masat për efekt të dobët shfrytëzoheshin për llogari të personave udhëheqës me kundërshtarët e tyre politikë brenda administratës. Gjithashtu, qëllimi për të cilin u bënë këta ndryshime ishte procedura e përmirësimit dhe thjeshtimit të përzgjedhjes, përparimit dhe vlerësimit të punonjësve administrativ. Me këtë do të rritet numri i kandidatëve kompetent për punësim, por do të kontribuojë dhe për mbajtjen e punonjësve cilësorë dhe të motivuar në administratën publike”, theksoi ministri Mançevski duke iu referuar ndryshimeve në Ligjin për nëpunësa shtetërorë (LNSH-së). 

Siç informoi ministri Mançevski, këto ndryshime ishin vetëm një kubik nga mozaiku. Me zbatimin në praktikë u tregua se nuk janë të mjaftueshme.

Çdo ditë takohem me qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të cilët kanë vërejtje të shumta për Ligjin për nëpunës shtetërorë (LNSH) dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik (LPSP). Banka Popullore e RM-së (BPRM), organet e pavarura rregullatore, universitetet shtetërore, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), sektori i shëndetësisë, Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM), sindikatat ... Mendoj se s’ka sektor i cili s’ka vërejtje për ligjet dhe nuk kërkon ndryshimin e tyre. Qëndrim i përbashkët është arsyeja kryesore se zgjidhja ligjore aktualisht krijon probleme në mënyrën e funksionimit dhe se ishte bërë pa konsultime të gjera dhe pa përfshirjen e palëve të prekura. Një përshtypje e dyfishtë është se edhe ata komente të cilat u dorëzuan, nuk janë marrë parasysh", theksoi ministri Mançevski, i cili premtoi se nuk do të bëhet asnjë ndryshim në LNSH-në, pa zgjidhjen që do të dalë nga një diskutim i përbashkët.

"Ngjarja e sotme është vetëm fillimi i asaj që do të vijon në periudhën e ardhshme dhe kjo është ajo që ne krijojmë politika për të lënë hapësirë për publikun e ekspertëve për të komentuar dhe për të dhënë vërejtje. Qëllimi përfundimtar është që të gjithë qytetarët të marrin më në fund një administratë që i përshtatet nevojave të tyre, e cila është këtu për ta. Efikasitet, shërbime dhe administratë të lirë publikë ", përfundoi ministri Mançevski.

Kryetari i sindikatës për administratë, drejtësi dhe shoqatat e qytetarëve (ADSHQ-së) Peco Grujovski, paraqiti disa nga kundërshtimet e sindikatës për Ligjin për nëpunësit shtetërorë (LNSH-së) dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik (LPSP).

"Një nga mangësitë më të rëndësishme të këtyre ligjeve për ne është pamundësia e fushave të caktuara dhe çështjet e këtyre ligjeve të rregullohen me një marrëveshje kolektive. Dispozitat ekzistuese ligjore krejtësisht kanë lënë pas dore apo kufizojnë detyrimin për të nënshkruar marrëveshje kolektive dhe në kundërshtim me ligjin dhe praktikën evropiane, përkatësisht në kundërshtim me konventat dhe rekomandimet evropiane për punën, në këto ligje parashikohen që të drejtat e punësimit të rregullohen me rregullore dhe aktet e tjera nënligjore.

Në përputhje me dispozitat ekzistuese ligjore, Sindikata është e përjashtuar nga pjesëmarrja në përgatitjen e të gjitha akteve nënligjore që rregullojnë të drejtat e punonjësve. Edhe pse mënyra e llogaritjes së pagave të punonjësve është dhënë në LNSH-në, ende ekzistojnë shumë institucione ku pagat llogariten me rregullore të cilat mbahen sikur të kenë një dërgesë shumë konfidenciale dhe madje as inspektimi i punës nuk mund t'i marrë ato.

Kufizimi i së drejtës për grevë varion nga reduktimi i pagave gjatë grevës, mbajtja e shënimeve për ata të që janë në grevë, sjellja e punëtorëve zëvendësues, ndërsa në disa ligje të veçanta, edhe pse parashikohet kjo e drejtë për grevë, e njëjta gjë nuk mund të arrihet. Mënyra e vlerësimit, megjithëse e parashikuar si një instrument me të cilin punonjësit do të ekspozoheshin për boshllëqet në punën e tyre dhe sanksionet do të ishin masa e fundit, me modelin e parashikuar në LNSH-në dhe ligjet e tjera sistemore, u jepet mundësia zyrtarëve të lartë drejpërsëdrejti për të dhënë vlerësimin nga arsye subjektive, njëkohësisht dhe të ndikojnë ndaj vlerësuesve të tjerë dhe ata të japin një vlerësim negativ. Lëshimi i autorizimeve me të cilat parashikohet që punonjësit të kryejnë detyra jashtë akteve të sistematizimit dhe në përputhje me kompetencat dhe kualifikimet e tyre, pa pasur nevojë të marrin kompensim financiar për punën e kryer. Si një vërejtje e fundit, por ndoshta më e rëndësishme, dua të theksoj politikën e pagave në administratën publike. Për ne si një sindikat është e papranueshme që mbi 50% e nëpunësve administrativ marrin një rrogë nën mesataren republikane ", janë pjesë e vërejtjeve të Sindikatës për administratë, drejtësi dhe shoqatat e qytetarëve (ADSHQ-së).

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form