Shpërndaje:

Bajdevski takohet me eurokomesaren Maria Gabriel

Sofje, 15 mars 2019

Zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës  Aleksandar Bajdevski, realizoi takim pune me eurokomesaren për ekonomi dhe shoqëri digjitale Maria Gabriel. Në takim morrën pjesë edhe ish zëvendësministri dhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës së Sllovenisë Boris Koprivnikar, ministri i inovacioneve dhe ndërmarrësisë së Kosovës Besim Beqaj dhe drejtoresha për inovacione e agjencisë nacionale të shoqërisë informatike të Republikës së Shqipërisë, Romina Kostani.

Në takim u bisedua për rëndësinë e programit digjital të Ballkanit Perëndimor si dhe për zhvillimin e rajonit. Programi digjital për Ballkanin Perëndimor mundëson realizim të shumë projekteve në sferën digjitale. Gabriel përsëriti angazhimin për ulje të çmimeve të roamingut. Vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të aftësive digjitale, si faktor për mbajtjen e të rinjve në vendin tonë, por edhe si bazë për zhvillim më të mirë ekonomik.


 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form