Shpërndaje:

Ministri Maçevski hapi Javën e robotikës

Shkup, 18 mars 2019

Ministi i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, mbajti fjalim gjatë hapjes së Javës së robotikës – Robomak 2019

Ngjarja organizohet nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike pranë Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”, me rastin e 10 vjetorit të organizimit të manifestimit të njohur Robomak dhe 60 vjetorit të ekzistencës së FEIT.

Ministri Mançevski, theksoi se ky lloj i ngjarjeve dhe garave është një mundësi e mirë dhe përvojë e dobishme, si një motiv plotësues për të rinjtë që ta duan këtë shkencë dhe vazhdimisht të investojnë.

,,Jetojmë në një kohë dinamike, veçanërisht në sferën e digjitalizimit, ku çdo ditë të re, diku në botë, zbulohet një zbulim i ri, një robot me aftësi të reja, person i ri i cili i lëviz kufijtë e mundshëm. Maqedonia Veriore është vend i vogël, por të rinjtë tanë janë burimi ynë, e ardhmja jonë. Vetëm duke investuar në ju, duke ju dhënë mundësinë ta përmirësoni veten, duke ju ofruar kushte për t’u zhvilluar dhe për të fituar aftësi të reja, ne si vend mund të jemi konkurrues dhe të kemi me çka të përfaqësohemi para botës”, potencoi ministri Mançevski.

Ministri informoi rreth aktiviteteve të cilat e pozicionuan Maqedoninë Veriore në hartën e shteteve ku në mënyrë intenzive po punohet në digjitalizimin si dhe në arritjen e shkathtësive digjitale.

,,Këtë vit shkollat ​​tona iu bashkuan javës së kodimit evropian. Kam pasur rastin të marr pjesë në një ngjarje të tillë, ku unë arrita të bindem se të rinjtë kanë një dëshirë të madhe, por edhe gjithashtu janë mjaft interesant dhe kurreshtar për të gjitha mundësitë e ofruara nga digjitalizimi. Gjithashtu, të rinjtë tanë ishin pjesë edhe e garës evropiane të ligës First Lego, ndërsa nga java e fundit, të gjitha shkollat ​​në vend janë pjesë e projektit rajonal "Shkollat ​​e shekullit  të XXI-të". Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet akoma të investohet. Siç theksova, këto janë kohë dinamike dhe ajo që sot është inovacion (risi) shumë shpejt bëhet lajm i vjetër dhe zëvendësohet me një shpikje të re", përfundoi ministri Mançevski.

Në suaza të Javës së Robotikës do të realizohen një sërë aktivitetesh të destinuara për të rinjtë – nxënësit e shkollave fillore, të shkollave të mesme si dhe për studentët nga të gjitha fakultetet brenda dhe jashtë vendit.

Me këtët aktivitet, FEIT dëshiron të rrisë vetëdijësimin rreth robotikës në vend dhe të inkurajojë të rinjtë që të përfshihen në studimin e kësaj fushe, t’i motivojnë nxënësit e shkollave të mesme për t'u regjistruar në fakultete teknike dhe për të treguar se përveç teorisë, në Fakultetet po punohen dhe aktivitete praktike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form