Shpërndaje:

Ministri Mançevski mbajti fjalim në Konferencën e 11-të të Asociacionit të burimeve njerëzore

Shkup, 20 maj 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, mbajti fjalim në Konferencën e 11-të të burimeve njerëzore, nën organizim të Asociacionit maqedonas të burimeve njerëzore.

Ministri Mançevski veçoi menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe intelektual se është i një rëndësie të madhe për monitorimin e proceseve globale dhe transformimin.

,,Shfrytëzimi i potencialit intelektual sigurohet nëpërmjet krijimit të strukturave të përshtatshme dhe gjetjes së zgjidhjeve që sfidave do t'i përgjigjen në mënyrë efektive. Në MSHIA, të vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin të cilin e kanë punonjësit në sektorin e burimeve njerëzore, në vendosjen e bazës për shërbim publik funksional, në mënyrë aktive po punojmë në zhvillimin dhe promovimin e këtij profesioni. Ka shumë përvoja që sektori publik mund t’i shfrytëzojë nga sektori privat. Nuk janë aq të zbatueshme, por besoj fuqimisht se ato do ta përmirësojnë punën e sektorit publik. Në këtë drejtim, janë duke u përgatitur për ndryshime në LNSH dhe LPSP, të cilat do t’i paraqiten opinionit në fund të qershorit”, theksoi ministri Mançevski.

Duke iu referuar aktiviteteve të cilat MSHIA-ja i ndërmerr në kontekst të zhvillimit të burimeve njerëzore, ai foli për rrjetin e burimeve njerëzore dhe web-platformën e re për bashkëpunim më të mirë dhe komunikim.

,,Në fund të vitit të kaluar, e riafirmuam rrjetin e menaxhimit të burimeve njerëzore. Rrjeti paraqet platformë për komunikim, koordinim dhe bashkëpunim. Qëllimi është që administrata të jetë më afër qytetarëve. Gjithashtu, rrjeti ka për qëllim të sigurojë mbështetje të politikave për sigurimin e mundësive të njëjta për të punësuarit në sektorin publik. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kritikat të cilat u adresohen të punësuarve në administratën publike. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që ta përmirësojmë imazhin të cilin e ka administrata rreth funksionimit të administratës publike. Puna e përgjegjësve të burimeve njerëzore është e një rëndësie të veçantë në këtë proces, veçanërisht kur flasim për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët”, theksoi ministri Mançevski.

Në fund, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat për zhvillimin e secilës sferë dhe secilit profesion. Vetëm bashkërisht mund të sigurojmë standarde punë përgjithësisht të pranuara, të cilat do të kontribuojnë për bashkëpunim më cilësor dhe më efikas.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form