Shpërndaje:

Këshilli për reforma në administratën publike konstatoi se po përforcohet dinamika e zbatimit të masave nga Plani aksional i Strategjisë së reformave në administratën publike

Shkup, 21 maj 2019

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Seanca e pestë e Këshillit për reforma në administratën publike. Me seancën kryesoi kryeministri Zaev.

Në seancë u miratua Procesverbali i seancës paraprake të Këshillit dhe në harmonizim me praktikën e përcaktuar, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës do ta publikojë në web-faqen e saj.

"Lidhur me konkluzionet e seancës së katërt, do të doja të përshëndes transparencën e punës së institucioneve dhe t'ju inkurajoj të vazhdoni me raportimin e rregullt dhe shkëmbimin e dokumenteve relevante të reformës së administratës publike", tha kryeministri Zaev duke potencuar rëndësinë dhe kompleksitetin e reformës, prej së cilës, siç veçoi duhet të rezultojë  administratë publike profesionale dhe e depolitizuar.

Në seancën e Këshillit, fjalim mbajti edhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, i cili i prezantoi Planin e parë vjetor për zbatimin e Planiat aksional të strategjisë së reformave në administratën publike 2018 – 2022.

Në këtë seancë u miratua Raporti vjetor, ndërsa u arrit konkluzion që i njëjti të miratohet edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministrit Mançevski, ky raport është i fokusuar në rezultatet, ndërsa përfshin edhe indikatorë të cilët mundësojnë monitorimin e progresit dhe matjen e rezultateve.

,,Sa i takon riorganizimit dhe optimizmit të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese  si dhe lidhur me Ligjin e ri për shërbimin e lartë udhëheqës, i prezantojmë mënyrat në të cilat duhet t’i bëjmë ndryshimet e mëdha në sistem, të cilat duhet të jenë të dukshme dhe të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e punës në sektorin shtetëror”, potencoi ministri Mançevski, duke i prezanuar mënyrat në të cilat mund të kryhet riorganizimi dhe harmonizimi i institucioneve shtetërore, me theks të veçantë në përforcimin e evaluimit të punës së zyrtarëve të lartë.

Anëtarët e Këshillit ishin unanim se në peridhën e ardhshme do të rritet dinamika e parandalimin e masave të Planit aksional të Strategjisë së reformave në administratën publike.

Kryeministri Zaev, në fund potencoi rëndësinë e monitorimit të rregullt dhe parandalimit të aktiviteteve të parapara në Planin aksional nga ana e institucioneve relevante, me qëllim që ky proces t’i plotësojë tërësisht rezultate e planifikuara.

 

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form