Shpërndaje:

Konferenca e Bankës popullore: Do të stimulohen promovime të konsiderueshme në tregun e shërbimeve pagesore në vend

Ohër, 4 qershor 2019

Sot në Ohër, në konferencën e 12-të të pagesave dhe infrastrukturës së tregut, të organizuar nga Banka popullore e Holandës, në të cilën morën pjesë edhe ministri i financave, Dragan Tevdovski dhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski, u theksua mes tjerash se me ndryshimet në rregullore në të cilat po punohet, aktualisht do të stimulohen promovime të rëndësishme të tregut të shërbimeve pagesore në vend.

Në fjalimin e tij, ministri Tevdovski theksoi se Ligji i shërbimeve dhe sistemeve pagesore, të cilin bashkërisht e përgatisin Ministria e financave dhe Banka popullore dhe për të cilin dje në Konferencë Konferencë foli dhe guvernatorja Anita Angelovska-Bezhovska, do të mundësojë liberalizimin e tregut të shërbimeve pagesore dhe hyrje në institucionet jobankare, siç janë institucionet pagesore dhe institucionet e monedhave elektronike. ,,Ky Ligj do të jetë hap i rëndësishëm ndaj ndryshimit të peisazhit pagesor.

Shoqëria e biznesit, veçanërisht fintek-kompanitë janë ato të cilat duhet të fusin mënyra të reja inovative të pagesës – lehtë të disponueshme dhe me shpenzime më të ulëta. Me liberalizimin e tregut do të rritet dhe konkurenca me të cilën do të stimulohen bankat dhe institucionet e tjera financiare që të jenë më aktiv në aplikimin e inovacioneve teknologjike në sektorin financiar” – theksoi Tevdovski.  

Ai bëri të ditur se për arsye të tërheqjes së kompanive, para së gjithash atyre të isdustrisë së TIK-ut, është parashikuar që institucionet pagesore të cilat do të jenë të angazhuara me lloj të kufizuar dhe fushëveprimin e aktiviteteve të themelohen me kapital prej 1,3 miljon denarë, në vend të 7,8 miljon denarëve siç është deri më tani.
 
Sa i takon infrastrukturës së tregut, në pjesën e qasjes deri te kapitali, ministri i financave theksoi se janë krijuar kushte për aplikimin e kraufanding-ut në vend, që është me një rëndësi të veçantë për start-up kompanitë.
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski theksoi se përfitimet nga risitë në teknologjinë informatike janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe se duhet të jemi të përgatitur për sfidat të cilat i mbart zhvillimi i shpejtë teknologjik, si dhe për pranimin e ndryshimeve të cilat po ndodhin në nivel global.
 
Procesi i transformimit digjital është i gjatë dhe nuk është i thjeshtë, por në vitet e kaluara kemi bërë hapa të rëndësishëm për krijimin e parakushteve të përshpejtimit të këtij procesi edhe tek ne dhe jo vetëm parakushte të karakterit teknik, por edhe baza veçanërisht në sferën e infrastrukturës financiare. Me qëllim që të promovohet zhvillimi i ekonomisë, punojmë edhe në vendosjen e infrastrukturës së fortë digjitale me qasje të barabartë për institucionet publike dhe private, kompanitë dhe qytetarët dhe Rregulloren tonë e harmonizuam me Rregulloren e Bashkimit Evropian. Tani më kemi kornizë të fortë për hapësirë digjitale të hapur dhe të sigurtë” – theksoi ai dhe vuri në pah se harmonizimi i legjislacionit vendor me atë evropian është hapi i parë i rëndësishëm në këtë proces, me çka sigurohet kryerje e sigurtë e aktiviteteve digjitale.
 
Mançevski iu referua edhe suksesit të arritur me identifikimin digjital tek ne dhe sigurinë e shërbimeve digjitale të institucioneve publike si dhe vendosjen e platformës së shkëmbimit të sigurtë të të dhënave ndërmjet institucioneve publike, e cila është edhe bazë e procesit të digjitalizimit në vend.
 

Në edicionin e këtij viti të Konferencës së pagesave dhe infrastrukturës së tregut ka pjesëmarrës të 14 shteteve. Sot, këndvështrimet e tyre eksperte për ndryshimin e peisazhit pagesor do t’i prononcojnë edhe përfaqësues të disa bankave qendrore të Evropës. 

Në suaza të aktiviteteve të konferencës u mbajt edhe diskutimi në panel ku ekspertë të shquar të sektorit bankar dhe sektorit fintek folën për botën e hapur bankare dhe për fintek në inovacionet e pagesave. Pikëpamjet e shumta do të kenë dobi për shqyrtimin e mëtejshëm të një pjese të sfidave me të cilat po përballet dhe bashkësia e bankës qendrore.
 
Programi i konferencës përfundon nesër, kur disa ekspertë nga Evropa do të diskutojnë rreth disa çështjeve kyçe të trendeve të reja në sferën pagesore dhe në grupe të ndara të punës.
 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form