Shpërndaje:

Mançevski merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në Ohër

Ohër, 5 qershor 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare vjetore për sigurinë kibernetike e cila mbahet në Ohër. Konferenca dyditore mbahet nën organizim të Qendrës nacionale për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT dhe Agjencisë për komunikime elektronike, me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve nga fusha e sigurisë kibernetike ndërmjet CIRT grupeve nga Evropa Juglindore, operatorëve të infrastrukturës kritike informative, organizatave të sektorit publik dhe qeveritar si dhe kompanive ndërkombëtare të TIK-ut.

Në fjalimin e tij, ministri Mançevski vuri në pah se të jesh vend nikoqir i konferencës për sigurinë kibernetike është shembull i shkëlqyer lidhur me çështjen sa i takon përkushtimit të Maqedonisë Veriore për lehtësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar. Sipas tij, ky bashkëpunim është me rëndësi kyçe dhe në atë drejtim është i domosdoshëm shkëmbimi reciprok i përvojave dhe praktikave të mira.

,,Në prag të aderimit në NATO dhe së shpejti në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut, bëhet pikësynim tërheqës i krimit kibernetik. Pa dyshim, siguria kibernetike bëhet një nga parimet kyçe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kombinimi i vullnetit të fortë politik dhe prioretizimit të ndërtimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike me mbështetje të partnerëve tanë strategjik rezultuan me rezultate të rëndësishme në vitin e kaluar. Prej atëherë dhe në vijim, dukshëm u ndryshua peisazhi i sigurisë”, veçoi Mançevski, duke theksuar se në krye të sigurisë nacionale kibernetike janë Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, Ministria e mbrojtjes, Ministria e punëve të brendshme dhe Qendra nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike – MKD – CIRT, ndërsa është formuar dhe Grupi i ekspertëve nacional.

Ministri Mançevski potencoi se në fillimin e vitit 2018-të, është vendosur vizion i qartë strategjik për ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Maqedoninë Veriore, ndërsa në bashkëpunim me Bankën botërore dhe Universitetin e Oksfordit, janë përgatitur Strategjia nacionale për sigurinë kibernetike dhe Plani aksional 2018 – 2022, me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë dhe Komisionit evropian nëpërmjet procesit të konsultimeve publike

,,Në nivel nacional, e konsideruam të nevojshme të investojmë në përgatitjen e personave tanë, fuqinë punëtore në administratën publike si dhe industrinë tonë me kapacitete dhe aftësitë e duhura, përkatësisht nga grupi për përgjigjen e incidenteve kompjuterike (MKD-CIRT) si trup koordinator nacional për njoftimin dhe menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike për qeveritë dhe industritë e sektorit publik. Me bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen nga Komisioni evropian në fushën e politikës digjitale, Maqedonia veriore krijoi Parkun shkencoro-teknologjik në Shkup dhe së shpejti do të krijojë dhe Qendrën rajonale për trajnimin dhe hulumtimin e sigurisë kibernetike”, theksoi Mançevski.

Sipas ministrit Mançevski është përgatitur propozimi për krijimin e Qendrës Rajonale për trajnim dhe hulumtim të sigurisë kibernetike në Shkup dhe në rrjedhë është vlerësimi i burimeve organizative dhe financiare. Koncepti i propozuar i Qendrës rajonale për trajnimin dhe hulumtimin e sigurisë kompjuterike do të përputhet në suaza të Parkut teknologjik të paramenduar dhe do të përfshijë:  Trajnim profesional – Qendra për trajnimin e nëpunësve në administratën publike dhe pronarëve të infrastrukturës kritike të WB6, pastaj Hulumtime akademike – bashkëpunim akademik dhe bashkëpunim i përbashkët i WB6 hulumtuesve si dhe Parkun teknologjik – të stimulohen inovacionet, sipërmarrësia dhe rritja ekonomike dhe të shërbejnë si qendër lokale kryesore për start-up bashkësinë e TIK-ut dhe SHI (Shoqërisë informatike) në rajon.

Me këtë iniciativë, kemi për qëllim të nxisim bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat dhe qasjes deri te siguria kibernetike në nivel të BE-së, fokusuar në hulumtime dhe inovacione në fushën e sigurisë kibernetike. Në këtë mënyrë, jo vetëm se nxisim kapacitetet tona të sigurisë kibernetike nacionale por edhe rajonale. Duke i inkurajuar sipërmarrësit e rinj dhe etuziastët teknologjik të zhvillojnë dhe testojnë teknologjitë që t’i mbrojnë më mirë shfrytëzuesit dhe infrastrukturat ndaj kërcënimeve kibrenetike”, tha Mançevski.

Përndryshe, në konferencën në Ohër marrin pjesë 70 ekspertë vendor dhe të huaj për sigurinë kibernetike, ndërsa ndërmjet temave në diskutim janë: Roli i CSIRT, modelet ekzistuese në korniza ligjore, përvoja ndërkombëtare, rëndësia e shkëmbimit të informacionit ndërmjet sektorëve në rajon dhe në nivel ndërkombëtar, studime të rastit të kërcënimit kibernetik, etj.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form