Shpërndaje:

Ministri Mançevski e hapi konferencën ,,Planifikimi modern dhe sistemet buxhetore në mjedis digjital”

Shkup, 12 qershor 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski e hapi konferencën me temë” Planifikimi modern dhe sistemet buxhetore në mjedis digjital”. Në fjalimin e tij, iu referua rëndësisë së digjitalizimit për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa me këtë edhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve.

,,Procesi i transformimit digjital është i gjatë dhe i mundimshëm. Megjithatë, në vitet e fundit ndërmorrëm hapa të rëndësishëm për ta përmirësuar këtë dhe për ta promovuar qasjen ,,digjitalizimi në vend të parë”. Për ta bërë këtë, duhej t’i vendosnim themelet teknike dhe juridike. Si bartës të politikave digjitale, jemi përkushtuar në sigurimin e qasjes së barabartë deri te shërbimet pubike për të gjithë qytetarët tanë dhe bizneset. Megjithatë, qasja më e madhe e shërbimeve dhe mundësive të cilat realizohen nëpërmjet kanaleve digjitale mbart me vete sfida të mëdha. Për t’u lehtësuar procesi i këtij zhvillimi ekonomik por edhe për t’i tejkaluar pengesat me BE-në, duhet të sigurojmë infrastrukturë të fortë digjitale, harmonizim me kërkesat ligjore si dhe hapësirë të hapur dhe të sigurtë kibernetike”, theksoi ministri Mançevski.

Mançevski iu referua edhe shtyllës së parë të Agjendës digjitale të Bashkimit Evropian, ndërsa me këtë dhe fillimin e tranformimit digjital të Maqedonisë Veriore, përkatësisht harmonizimin e legjislacionit vendor me Rregulloren EIDAS. Për këtë qëllim, u përgatit ligj për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme. Qëllimi i këtij ligji është që të sigurohen mekanizma dhe shërbime për rritjen e besueshmërisë gjatë transaksioneve elektronike dhe me këtë sigurohet siguri juridike dhe të inkurajohet përdorimi i identifikimit elektronik. Roli i Qeverisë është ta lehtësojë kontraktimin e marrëveshjes në nivel rajonal dhe në nivel të BE-së, që të tejkalohet pengesa e vendeve anëtare të BE-së dhe të sigurohet njohje e ofruesve të shërbimeve nga Maqedonia Veriore.

Ministri Mançevski, foli edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera në procesin e transformimit digjital.

,,Digjitalizimi i shtetit është proces horizontal dhe janë të përfshira disa institucione. Kështu Qeveria, përkatësisht Ministria e financave në bashkëpunim me institucionet e tjera, duke përfshirë edhe MSHIA-në, punon në Sistem të integruar për menaxhimin e financave publike. Ky sistem ka për qëllim t’i bashkojë të gjitha institucionet dhe bazat e tyre. Pjesë e reformës është edhe transparenca. Ne i japim informacionet, ndërsa opinioni ka mundësi t’i ndjek harxhimet e shtetit. Janë ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e transparencës së financave publike dhe nëse ndonjëherë e njëjta është kritikuar nga opinioni ndërkombëtar, tani është theksuar si reformë pozitive. Në pjesën e të hyrave, digjitalizohet Drejtoria e të ardhurave publike. Nëpërmjet sistemit E-PDD, qytetarët nuk presin më në rradhë për t’i parashtruar kërkesat e tyre tatimore vjetore. Po digjitalizohet dhe Drejtoria e doganave dhe në këtë mënyrë reduktohen harxhimet e kompanive për të parashtruar deklaracione doganore. Me digjitalizimin reduktohen dhe mundësitë e keqpërdorimit. Gjithashtu, të gjitha lëndët për privatizimin e tokës, të cilat janë nën kompetenca të Drejtorisë për çështje pronësore juridike, do të jenë publikisht të disponueshme”, informoi ministri Mançevski.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form