Shpërndaje:

Takim pune me anëtarët e Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore

Shkup, 19 qershor 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup organizoi takimin e parë të punës me anëtarët e Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore.

Qëllimi i takimit ishte rëndësia e Rrjetit në kontekstin e reformave në administratën publike. Gjithashtu, kishte diskutim të hapur për portalin elektronik, për mënyrën e organizimit të Forumit për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve në kuadër të Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore, ndërrimet e pritura të Ligjit për nëpunësit administrativ dhe të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, dhe analizë për trajnimet e nevojshme në njësinë e burimeve njerëzore.

Në takim u shkëmbyen mendime, ide dhe mënyra të ndryshme se si mund të organizohet Forumi i rrjetit për udhëheqje me burimet njerëzore, problemet me të cilët ballafaqohen nëpunësit administrativ përgjatë punës dhe aplikimin e Ligjeve, si dhe nevojat e tyre për trajnim që do u ndihmonte në punën e tyre.

Përkatësisht, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup planifikon të mbajë edhe tre takime tjera pune me institucionet tjera, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form