Shpërndaje:

Prej sot, çmime më të lira të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor deri më 99%

Shkup, 1 korrik 2019

Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë çdo udhëtimi për në vendet e rajonit, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Mal të Zi do të mund të shfrytëzojnë internet, të dërgojnë SMS porosi, të kryejnë dhe të pranojnë thirrje për çmime më të ulëta, madje edhe deri në 99%. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën për shtyp.

Në vazhdim, fjalimi i ministrit Mançevski në prezantimin e çmimeve të reja për shërbimet e roamingut.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej sot:

  • Do të mund të kryejnë thirrje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor me çmim prej 5,05 denarë për minutë (me TVSH). Çmimi i deritanishëm mesatarisht ishte 75,4 denarë.
  • Do të mund të pranojnë thirrje në cilindo prej vendeve të Ballkanit Perëndimor me çmim nga 2,9 denarë në minutë (me TVSH). Çmimi i deritanishëm mesatarisht ishte 30,2 denarë.
  • Do të mund të dërgojnë SMS porosi nga cilido prej vendeve të Ballkanit Perëndimor me çmim nga 2,6 denarë (me TVSH). Çmimi i deritanishëm ishte me mesatarisht ishte 16,1 denarë.
  • Do të mund të shfrytëzojnë internet në vendet e Ballkanit Perëndimor me çmim prej 1,9 denarë (me TVSH).

Çmimet janë lineare, përkatësisht vlejnë për të gjithë vendet dhe për cilindo operator.

Ulja e çmimeve e shprehur në përqindje do të thotë:

Për Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe Malin e Zi:

68% për thirrjet dalëse

31% për thirrjet hyrëse

71% për SMS porositë

89% për shfrytëzimin e internetit

Ulja e përqindjes, për të gjitha shërbimet në Shqipëri dhe Kosovë, është mbi 93%.

Dallimi në uljen e çmimeve, shprehur në përqindje është për shkak se në grupin e parë janë vende me të cilat më herët kemi nënshkruar marrëveshje në uljen e çmimeve të roamingut (Bosnja, Serbija dhe Mali i Zi), përderisa në grupin e dytë janë vende ku çmimet e shërbimeve të roamingut nuk kanë qenë të rregulluara më herët (Shqipëria dhe Kosova).

Ulja e çmimeve të shërbimeve të roamingut, doli si konkluzion i Samitit të parë digjital, që u mbajt në Shkup, pas së cilit u nënshkrua marrëveshja mes 6 shteteve të Samitit në Beograd.

Vitin e kaluar, punohej aktivisht në realizimin e kësaj marrëveshjeje.Në proces u përfshinë rregullatorët dhe operatorët celularë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kishte edhe probleme. Pjesërisht u shkaktuan prej biznes intereseve, të natyrës teknike dhe asaj politike. Megjithatë, me një mbështetje të madhe nga Qeveritë e të gjitha vendeve të rajonit, KE-së dhe RCC-së, në fund ia arritëm. Këtu dua të theksoj edhe angazhimin e AKE-së, Telekomit dhe VIP-it si përfaqësues nga ana e vendit tonë, që dhanë mbështetje dhe ndihmë në mbarimin e këtij procesi. Të gjithë së bashku u bashkuam për një qëllim, dhe ajo është që qytetarët  e Republikës së Maqedonisë së Veriut të munden lirshëm t’i shfrytëzojnë shërbimet kur udhëtojnë në vendet e rajonit.

Jam i bindur se kjo do të kontribuojë edhe në zhvillimin dhe lehtësimin e komunikimit për ata që udhëtojnë rregullisht për shkak të obligimeve të punës, por edhe për ata qytetarë që udhëtojnë për qëllime turistike, veçanërisht tash përgjatë periudhës verore.

Por këtu nuk ndalojmë. Shkojmë më tej. Në tabelën e rradhës është pasqyruar dinamika e uljes së çmimeve.

Si mund të vërehet, prej 1 korrik 2021, shfrytëzuesit nuk do të paguajnë asgjë për shfrytëzimin e shërbimeve në roaming në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Atëherë në fuqi do të hyjë e gjithë “Roaming si në shtëpi”, sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje ishte kusht për fillimin e procesit në uljen e çmimeve të roamingut edhe me  BE-në. Bisedat do t’i inicojmë menjëherë, ndërsa qëllimi do të jetë që së shpejti, pas 1 korriku të vitit 2021, të vijë deri te ulja e tillë dhe në fund heqja e plotë e roamingut ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ashtu si kam thënë më shumë herë, viti 2019 është viti i realizimit të projekteve të mëdha strategjike për Qeverinë dhe MSHIA-në. Fjala është fjalë. Vazhdojmë më tej, në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form