Shpërndaje:

Me masat e parashikuara nën planin brezgjërë për internet më të shpejtë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 2 korrik 2019

Me qëllim të përmirësimit të rrethanave në përdorimin e shërbimeve broadband si dhe shpejtësinë e të njëtave, Qeveria adaptoi Planin nacional operativ broadband – PNOB (2019-2029). Qëllimi është në arritjen e shpejtësisë dhe shfrytëzimin e broadband-it, që tashmë ekzistojnë në vendet e BE-së.

Dokumenti iu dërgua në koment BE-së dhe është marrë raport pozitiv për të njëjtin.

Qeveria dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë të vetëdijshëm për shpejtësinë e internetit në Maqedoninë e Veriut, si dhe për standardet ekzistuese në vendet evropiane, në Planin nacional operativ broadband parashikuan një numër të madh të masave dhe aktiviteteve të harmonizuara me politikat dhe strategjitë e BE-së së kësaj fushe.

Pra ashtu, për herë të parë në histori, kemi plan nacional operativ me qëllime të caktuara që duhen arritur (deri në vitin 2029-të):

  • Deri në fund të vitit 2023, më së paku një qytet të jetë i mbuluar me sinjal 5G.
  • Deri në fund të vitit 2025, korridoret kryesore të shtetit të jenë të mbuluara me sinjal të pandërprerë 5G.
  • Deri në fund të vitit 2027, të gjithë qytetet të jenë të mbuluara me sinjal të pandërprerë 5G.
  • Deri në fund të vitit 2029, çdokush të ketë mundësi në qasje të internetit përmes 5G, me shpejtësi minimale të qasjes në internet me më së paku 100 Mbps.
  • Deri në fund të vitit 2029, më së paku 50% i numrit të përgjithshëm të marrëveshjeve me parapagim për familjet e gjithë shtetit, të jenë për qasje në internet me më së paku 100 Mbps.

Jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për qëllime të vëna shumë lart, por jemi të bindur se disponojmë me kapacitete për t’i arritur të njëjtat.

Në pajtim me hartën e përpiluar gjatë vitit 2018 për rrjetet e vazhdueshme komerciale dhe planet e ardhshme të operatorëve, është konfirmuar se një përqindje e madhe e familjeve (rreth 30%) jetojnë në të ashtuquajturat “zona të bardha” ose zona ku nuk ka qasje në internet ultra të shpejtë (më të madh se 100 Mbps), ndërsa nuk ka as plane investimi në rrjete të tilla.

Kjo pengesë digjitale ose broadband duhet të zvogëlohet. Kjo është një nga arsyet e vërteta se pse vendi ynë nuk është në krye të rangut të listës në shfrytëzimin e broadband-it  edhe në shpejtësinë mesatare të të njëjtit.

Për atë, në pajtim me PNOB-në, afër “zonave të bardha” do të ndërtohet Rrjeti optik kombëtar transportues si dhe rrjetet optike brenda vet këtyre “zonave të bardha”. Të njejtat do të jepen për shfrytëzim të operatorëve për tu siguruar shërbime qytetarëve, por vetëm me një kusht: çmimi me pakicë për qasje në internet ultra të shpejtë për familjet të mos jetë më i madh se 2% i mesatares së pagave mujore në atë planifikim rajonal.

Ndërtimi i rrjetit do të bëhet në bashkëpunim me Bankën botërore dhe presim që nga tetori, për të njëjtin të fillojë përgatitja e Studimit të fizibilitetit, kurse pastaj do të fillojë edhe ndërtimi i tij.

Në këtë mënyrë, edhe me anë të masave tjera të parashikuara në Planin nacional operativ broadband, do të rritet shpejtësia dhe shfrytëzimi i internetit në vendin tonë. Besojmë se, gjatë matjes së rradhës së shërbimeve telekomunikative, Maqedonia e Veriut do të jetë e pozicionuar në një vend më të mirë, duke e krahasuar me këtë vit.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form