Shpërndaje:

Edhe këtë vit Maqedonia e Veriut është pjesë e Javës Evropiane të Kodimit

Shkup, 04 shtator 2019

Që nga viti i kaluar, Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Ministria e arsimit dhe shkencës, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, në mënyrë aktive mbështesin Javën Evropiane të Kodimit (EU Code Week 2019) që mbahet çdo vit në tetor, në lokacione të ndryshme, në më shumë vende të Evropës dhe më gjërë.

Edhe këtë vit Maqedonia e Veriut, në mënyrë aktive merr pjesë në Javën Evropiane të Kodimit, që do mbahet nga 5 deri më 20 tetor. Java e kodimit është një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe e njëjta ka startuar për herë të parë në vitin 2013 dhe ka për qëllim rritjen e aftësive digjitale në Evropë.

Në kuadër të Javës Evropiane të Kodimit në vitin 2018 janë mbajtur gjithësisht 25.089 ngjarje në 52 shtete të botës, kurse morën pjesë mbi 1 milion pjesëmarrës.

Drejt kësaj ideje vitin e kaluar u kyçën mbi 130 shkolla të Maqedonisë, me mbi 5.000 nxënës. Në këtë mënyrë u rrit interesi te nxënësit dhe te kuadri mësimdhënës për zhvillim të aftësive digjitale.

“Edhe këtë vit e vazhdojmë këtë storie suksesi. U bëj thirrje gjithë mësimdhënësve që punojnë në zhvillimin e aftësive digjitale të kyçen në këtë iniciativë evropiane. Me regjistrim të një ngjarjeje në Shkollën tuaj, jepni kontributin tuaj në ngritjen e vetëdijes te më të rinjtë në zhvillimin e aftësive digjitale, si qëllim i rëndësishëm strategjik për ruajtjen e të rinjve këtu dhe për tu siguruar një jetë sa më dinjitoze. Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e Evropës digjitale.”, theksoi ministri Mançevski.

Si pjesë e Javës Evropiane të Kodimit, pjesëmarrës mund të jetë cilido mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e RMV, me fletëparaqitje të 1 ore mësimore (jashtë apo në përputhje me programin mësimor) që do mbahet në kuadër të Javës Evropiane të kodimit.

Si të bëheni pjesë e Javës Evropiane të Kodimit?: http://events.codeweek.eu/guide/

Regjistrimi i orës që i përkushtohet programimit kryhet përmes regjistrimit të mësimdhënësit, institucionit arsimor dhe terminit në ueb-faqen zyrtare. Andaj, është i nevojshëm krijimi i profilit me emër përdoruesi dhe fjalëkalim.

Linku për regjistrim:  http://events.codeweek.eu/login/?next=/add/

Të gjithë të regjistruarit që do mbajnë një orë mësimore në kuadër të Javës Evropiane të programimit do marrin certifikatë për pjesëmarrje.

Mundësia shtesë për mbështetjen e projekteve të organizatave qytetare dhe shkollave (deri më 8 shtator)

Si pjesë e Javës Evropiane të Kodimit, Fondacioni Metamorfozis ka publikuar thirrje për shpërndarje të granteve prej 300 eurove nga programi “Meet and Code” për 40 ngjarje/projekte gjithësisht për të cilët mund të regjistrohen partneritete nga organizatat qytetare dhe shkollat.

Qëllimi i “Meet and Code” është që fëmijët dhe të rinjtë në moshat mes 8 dhe 24 vjetëve të njihen me botën e teknologjisë dhe programimit. Ngjarjet organizohen që tu tregohet të rinjve se sa interesante dhe zbavitëse mund të jetë programimi dhe si ai ndikon në gjallërimin e ideve. Ata duhet të mësojnë si funksionon teknologjia dhe se si IT-ja ndikon në përditshmëri. Përmes hulumtimit në një spektër më të gjërë të temave digjitale, temave nga teknologjia dhe programimit kreativ, ata do të inkurajohen që t’i zhvillojnë aftësitë digjitale që u nevojiten për sfidat e botës së sotshme.

Idejat për ngjarjen mund të dërgohen online në faqen https://meet-and-code.org/mk/mk/ më së voni deri më 8 shtator 2019. Organizatat mund të dërgojnë disa ideja të ndryshme për ngjarjen. Secila ide për ngjarje, që do të kualifikohet si e përshtatshme, do të fitojë grant prej 300 eurove për organizim të ngjarjes. Ngjarjet e mundshme përfshijnë hakatone, punëtori për programim, ligjërime. ngjarje filmike, gara, mbramje për programim, orë të robotikës apo formate tjera.

Përveç kësaj, ngjarjet e regjistruara do të kenë mundësi të garojnë edhe për çmim të nivelit evropian në njërën nga katër kategoritë e ardhshme: Girls do IT! ( Vajzat në IT!), Diversity (Llojllojshmëria), Code for the planet (Kodo për planetin), dhe Code for your community (Kodo për komunitetin tënd). Më shumë informacione për çmimet në kuadër të “Meet and Code” mund t’i gjeni në linkun e ardhshëm: https://meet-and-code.org/mk/mk/award2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form