Shpërndaje:

Ministri Mançevski iu bashkua fushatës "TVSH-ja ime"

Shkup, 06 shtator 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot iu bashkua dhe e mbështeti fushatën "TVSH-ja ime".

Rimbursimi i 15%-shit nga TVSH-ja (Tatimi i vlerës së shtuar) e paguar po i jep rezultatet e pritura.

Deri më 5 shtator, janë skenuar gjithsej 16,333,516 llogari fiskale dhe është realizuar qarkullim prej 8,341,449,275 denarë.

Kthimi i 15 %-shit nga përllogaritja e TVSH-së është 135,893,436 denarë ose 2,210,000 euro.

Gjithashtu, përmirësim i ndjeshëm është shënuar edhe në raport me qytetarët ndaj parregullsive gjatë dhënies së llogarive fiskale.

Numri i raportimeve nga ana e qytetarëve për parregullsitë me llogaritë fiskale është për 100% më i lartë se vitin e kaluar.

Qytetarët kërkojnë që t’ju jepen llogaritë fiskale dhe me këtë kontribuojnë në uljen e ekonomisë gri.

Sa i takon vitit të kaluar 2018-të, prej fillimit të “TVSH-ja ime” deri në përmbylljen e muajit gusht, pagesa e TVSH-së është më e lartë për 10%.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form