Shpërndaje:

Ministri Mançevski në panel diskutimin e nivelit të lartë në Budva, dedikuar Partneritetit të hapur qeveritar

Budva, 03 tetor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski mori pjesë në panel diskutimin e nivelit të lartë i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi. Qëllimi i ngjarjes është shkëmbimi i përvojave dhe zgjedhjeve praktike lidhur me zbatimin e procesit të PHQ në vendet e rajonit, njohje me trendet e reja nëpërmjet prezantimeve të iniciativave rajonale, si dhe definimin e sferave në të cilat do të ndërmerren masa të përbashkëta në të ardhmen.

Në fjalimin e tij, ministri Mançevski potencoi se nëpërmjet konceptit të transparencës, hapjes hde llogaridhënies, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, arriti t’i afrojë intitucionet me qytetarët, kështu që ata janë të përfshirë në procesin e hartimit të të gjitha politikave qeveritare.

,,Parakushti kryesor, me qëllim që ky proces të jetë i suksesshëm është besimi i qytetarëve në institucione dhe këtë e bëjmë nëpërmjet transparencës aktive dhe hapjes së të dhënave.  Me këtë qëllim e hapëm dhe portalin e ri të të dhënave të hapura, Numri i seteve të të dhënave të disponueshme aktualisht është 215 prej më tepër se 48 institucione dhe kjo ka tejkaluar atë që ishte paraparë në Planin aksional. Nëpërmjet portalit duam të përmirësojmë dërgesën e shërbimeve dhe efikasitetin e sektorit publik. Ai, gjithashtu, mundëson të rritet pjesëmarrja e qytetarëve gjatë hartimit të politikave dhe gjatë analizës së rezultateve të dorëzuara. Me një fjalë, nëpërmjet portalit të të dhënave të hapura, mbajmë transparencën dhe hapjen e institucioneve në një nivel më të lartë. Hapja e të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndihmojë edhe në përpjekjet e luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu, me pak inovacion, jep mundësi për hapjen e bizneseve të reja“, tha ministri Mançevski.

Në kontekst të hapjes së të dhënave, ministri Damjan Mançevski, shtoi se Qeveria aplikon politika dhe nëpërmjet softuerit do t’i publikojë të gjitha kostot e ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë pasqyrë të qartë rreth kostove të tyre.

Ngjarja dyditore, e cila po mbahet në Budvë, organizohet në bashkëpunimi ndërmjet iniciativës së Partneritetit të hapur qeveritar, ReSPA-së (Shkolla rajonale e administratës publike), Qeverive të Malit të Zi dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në panel, fjalime mbajtën edhe ministrja e administratës publike të Malit të Zi, ministri i drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Josip Grubesha, udhëheqësi i programit për mbështetje të vendeve të Partneritetit të hapur qeveritar Pol Masen si dhe Goran Pastroviq, menaxher i programit nga ReSPA.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form