Shpërndaje:

Ministri Mançevski hap tryezën e rrumbullakët të ekspertëve dedikuar kërcënimeve hibride lidhur me informacionet

 

Ohër, 7 tetor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski mori pjesë në të dytën “Tryezë të rrumbullakët për liderët e pozitave të larta, dedikuar kërcënimeve hibride lidhur me informacionet”, të financuar prej programit Shkenca për paqe dhe siguri, të ko-sponzoruar nga Ministria e mbrojtjes së SHBA-së.

Në ditët në vijim,  Ohër, pjesëmarrësit, mes të cilëve akademikë të shquar, ekspertë juridik dhe praktikantë të nivelit të lartë, do të kenë mundësi të diskutojnë për temat lidhur me kërcënimet që ndikojnë mbi aspektet politike, territoriale dhe ekonomike të një vendi, përmes informacioneve të ndryshme, dezinformatave, jo informimit dhe mediumeve, tradicionale apo sociale.

“Që nga viti 2016 e këndej, NATO dhe Bashkimi Evropian njohën si prioritet për bashkëpunim kundërvënien ndaj kërcënimeve hibride. Për ne si Qeveri, ky është një konfirmim i përpjekjeve tona, se tashmë jemi pjesë e këtij rrjeti bashkëpunimi. Kërcënimet hibride janë të shumëllojshme dhe vazhdimisht ndryshojnë, për t’u marrë me ato është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi mes shumë institucioneve shtetërore. Për momentin jemi në fazë definuese të infrastrukturës kritike dhe organizimit të mbrojtjes së saj. Ekipet tona punojnë pa pushim me mbështetjen e kolegëve të tyre nga komuniteti ndërkombëtar”, theksoi ministri Damjan Mançevski.

Duke ndjekur shembullin e Finlandës që e ka shndërruar rezistencën ndaj të ashtuquajturave kërcënime "hibride" në një koncept nacional, ministri Mançevski vuri në dukje aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kahjen e përmirësimit të komunikimit dhe transparencës, që do çojnë deri te përgënjeshtrimi i informacioneve të rrejshme.

“Qeveria tashmë ka përpunuar Strategjinë komunikative dhe Strategjinë e të dhënave të hapura. Në fazën përfundimtare është edhe Strategjia për transparencë, dhe në mënyrë aktive po punojmë në planin për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rrejshme. Sa i përket përforcimit të kapaciteteve për Siguri kibernetike, për herë të parë përpunuam Plan strategjik dhe aksional të Sigurisë kibernetike. Gjithashtu, është e domosdoshme që vazhdimisht të zhvillohemi si dhe të mbështesim gazetarinë cilësore dhe të pavarur, në cilëndo formë të re që ajo do të evulojë. Sidoqoftë, gazetaria profesionale është në një lidhje të pandashme me funksionimin e demokracisë”, theksoi ministri Mançevski.  

Në tryezën e rrumbullakët do marrin pjesë liderët e pozitave të larta prej më shumë se 20 shteteve të Evropës, SHBA-së dhe NATO-s.

Tryeza e rrumbullakët mbahet nën organizimin e Universitetit Xhorxh Mejsen (George Mason University) të SHBA-së, Akademisë ushtarake “General Mihailo Apostolski” – Shkup dhe Universitetit të Sarajevës për studime themelore të Fakultetit të Shkencave kriminalistike.

Ngjarja mbahet në muajin tetor, si muaj i përkushtuar ndaj luftës me kriminalin kibernetik dhe përforcimin e kapaciteteve të vendeve për siguri kibernetike.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form