Shpërndaje:

Ligji i ri për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit publikohet në Regjistrin e vetëm elektronik nacional

Shkup, 08 tetor 2019

Rrjeti i sistemeve të informacionit, para së gjithash interneti, luajnë rol thelbësor në lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të mallërave, shërbimeve dhe njerëzve. Për arsye të kësaj natyre transnacionale, ndërprerje të konsiderueshme të këtyre sistemeve, pa dallim nëse janë të qëllimshme apo të paqëllimshme dhe pa marrë parasysh se ku ndodhin, mund të ndikojnë dhe ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke pasur parasysh se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka rregullore ligjore në këtë sferë, u imponua nevoja për hartimin e këtij ligji. Përveç kësaj, me të njëjtin transponohet Direktiva (BE) 2016/1148 e Parlamentit evropian dhe e Këshillit prej 6 korrikut 2016-të lidhur me masat për nivel të lartë të përgjithshëm të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në Bashkësinë Evropiane, përkatësisht NIS Direktiva.

Qëllimi që duhet të arrihet me Ligjin e ri për siguri të rrjeteve dhe sistemeve të informacionit është të trajtohen në mënyrë efikase sfidat e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në Maqedonisë Veriore, në aspekt të ndërtimit dhe planifikimit të përbashkët të kapaciteteve minimale, shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimit dhe kërkesave të përbashkëta të sigurisë nga sfera e TIK-ut.

Transponimi i NIS Direktivës, përkatësisht Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, tani më buron nga miratimi i Strategjisë nacionale për sigurinë kibernetike të Republikës së Maqedonisë (2018-2022). Bazuar prej këtu, grupi punues përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të cilat burojnë nga dokumentet strategjike për sigurinë kibernetike është i përfshirë në procesin e përgatitjes së këtij Propozim-ligji.

Propozim-ligji, tani më është i publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik nacional (RVEN) të dispozitave, i disponueshëm për komente dhe vërejtje para të gjithë palëve të interesuara.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form