Shpërndaje:

Konferenca për shtyp e ministrit Damjan Mançevski

Shkup, 08 tetor 2019

 

Fjalimi i ministrit Mançevski:

Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës angazhon organet e administratës shtetërore dhe u bëri me dije institucioneve që s’janë organe të administratës shtetërore të zbatojnë analiza funksionale brenda institucioneve të tyre. Analiza funksionale do të përpunohet në bazë të Metodologjisë së zbatimit të analizës funksionale në afat prej një muaji.

Analiza funksionale është mjet që mundëson identifikimin e problemeve kryesore lidhur me strukturën e përhershme organizative. Përmes kësaj mase do mundësohet krijimi i masave konkrete në përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë në punë.

Zbatimi i analizës funksionale në institucione është pjesë e një procesi më të komplikuar në riorganizimin e administratës publike. Rezultatet nga analizat funksionale vertikale do të jenë bazë edhe përgjatë definimit të detajeve rreth transferimit të punëtorëve nga sektori i jashtëm në atë të brendshmin.

Qëllimi i procesit zbatues të analizës funksionale është t’i identifikojë sfidat e aspektit organizativ dhe funksional, që mund të rëndojnë apo të pengojnë potencialin e realizimit të përgjegjësive dhe detyrave të institucionit. Gjithashtu, si rezultat i analizës funksionale do të ofrohen masa konkrete në përmirësimin e përmbushjes së qëllimeve dhe detyrave të institucionit, me kah drejt realizimit të rezultateve të pritura.

Pas zbatimit të analizës funksionale do të kemi një pasqyrë reale dhe të plotë të përgatitjes së institucionit që në afat të shkurtër dhe mesatar t’i zbatojë reformat e domosdoshme për kryerje më të mirë të funksioneve të veta themelore.

Procesi i zbatuar duhet të shndërrohet në një dokument që do të adresojë efikasitetin e zbatimit të detyrave të punës, si dhe shpërndarjen e burimeve të disponueshme (personel, hapësirë, IT, teknikë etj.), prej të cilave kapitali njerëzor është natyrisht më i rëndësishmi.

Konstatimet dhe rekomandimet do paraqesin bazë në ridefinimin e prioriteteve, ridizajnimit të strukturës dhe drejtimin e kapacitetit administrativ drejt arritjes së rezultateve më të mira.

Trajnuam përfaqësues të 15 institucioneve për aplikimin e metodologjisë, që do mund të jenë mbështetje e institucioneve tjera gjatë zbatimit të analizës funksionale.

Në këtë proces, ka pasur edhe analizë funksionale pararendëse të zbatuar në shërbimet e inspektimit, që ishte edhe bazë e përpunimit të Ligjit të ri për mbikëqyrje inspektuese. Analiza tregoi se, është e nevojshme që të ketë 12 shërbime inspektuese (11 inspektorate shtetërore dhe një agjenci), në vend të 28 shërbimeve inspektorate të deritanishme. Rreth kësaj analize edhe më tej do të debatojë publiku dhe do të njoftohet në detaje.

Reforma e administratës publike është proces horizontal, që mund të zbatohet  dhe të japë rezultatet e pritura, në qoftë se themelohet në analiza gjithëpërfshirëse dhe themeluese. Zgjidhjet që mund të duket se përmirësojnë situatën në afat të shkurtër, do të krijojnë probleme shtesë në planin afatgjatë.

Në këtë temë duhet të arrijmë konsensus nacional. Të gjithë. Nuk ka kuptim t'i hyhet procesit të këtillë, po që se nuk hymë sinqerisht të gjithë në të dhe nuk jemi të sinqertë me qëllimin e zgjidhjes së këtij problemi tridhjetëvjeçar.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form