Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski merr pjesë në konferencën ministrore të inovacioneve në Beograd

Beograd, 08 tetor 2019

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski merr pjesë në konferencën e katërt ministrore të Kinës dhe të 17-të vendeve të tjera nga Evropa qendrore dhe lindore, konferencë e cila po mbahet në Beograd, dedikuar bashkëpunimit në sferën e inovacioneve.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri Bajdevski, potencoi se inovacionet bashkë me sipërmarrjet, paraqesin katalizator të fortë për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e një vendi. Siç theksoi ai, prandaj një prej qëllimeve kyçe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është sigurimi i ekosistemit të qëndrueshëm dhe stimul i domosdoshëm, me qëllim që sipërmarrjet inovative dhe kompanitë ta shfrytëzojnë fuqinë e teknologjisë.

,,Në shkurt të vitit 2019-të, MSHIA-ja, bashkë me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, e vendosën konceptin e Parkut shkencoro-teknologjik, si subjekt primar për sigurinë e infrastrukturës dhe mbështetjes financiare për inovacione. Qëllimi i këtij parku teknologjik është që të stimulohen inovacionet, sipërmarrjet dhe rritja ekonomike, si dhe krijimi i plotë i eko-sistemit të ri me të cilin ndërmarrjet e mesme dhe të vogla do të mund të rriten dhe të ndërlidhen mes veti. Roli i Qeverisë në këtë drejtim është që të sigurohen mjete financiare dhe resurse të tjera, me çka do të kryhen hulumtime, zhvillime si dhe rritje të startapeve në fazat e tyre më kritike”, theksoi Bajdevski.

Ai shtoi se Parku shkencoro-teknologjik është një nga shtyllat e Planit të rritjes ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dy shtyllat e tjera janë në raport me masat dhe mbështetjen financiare për investime të reja grinfild dhe braunfild, hartimin e vendeve të reja të punës dhe të paguara më mirë, zhvillimin teknologjik dhe hulumtimin, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit të biznesit dhe mbështetjes së pakthyeshme financiare për kompanitë.

,,Këto dy shtylla do të zbatohen nëpërmjet Ligjit të ri për mbështetje financiare të investimeve. Qëllimi kryesor i këtij Ligji është të krijojë bazë të drejtë për formalizimin e mbështetjes dhe zbatimin e masave të Planit për rritjen ekonomike. Kjo do të shpie deri te mbështetja e ndërmarrjeve të reja, ulja e përqindjes së papunësisë, rritja e konkurrencës, efikasiteti dhe produktiviteti, inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja si dhe rritja e investimeve. Procedura e marrjes së mbështetjes financiare bazohet në transparencë, pamëdyshje, saktësi, mundësi të barabarta për të gjitha subjektet afariste", potencoi zëvendësministri Bajdevski.

Në konferencën ministrore të inovacioneve, morën pjesë përfaqësuesit relevantë të ekosistemeve inovative, një numër i konsiderueshëm i ministrave si dhe persona të lartë zyrtar nga Evropa qendrore dhe lindore, mes të cilëve, ministri i inovacioneve dhe i zhvillimit teknologjik i Serbisë Nenad Popoviq, ministri i shkencës dhe i teknologjisë i Kinës Vang Xhang, ministri i hulumtimeve dhe inovacioneve i Rumanisë Nikollae Hurduk, ministri i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike i Bosnjës dhe Hercegovinës Mirko Sharoviq dhe të tjerë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form