Shpërndaje:

Ministri Mançevski në ngjarjen ,,Krijo robot” në suaza të Javës së kodimit – Code Week

Manastir, 14 tetor 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, sot i vizitoi nxënësit e shkollës fillore ,,Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, të cilët po realizojnë projektin ,,Krijo robot”. Ngjarja mbahet në suaza të Javës së kodimit – Code Week, e organizuar nga ,,Qendra nacionale për zhvillimin e mësimit për inovacion dhe sipërmarrës”.

,,Në suaza të këtij projekti, çdo vit po inkuadrohen numër i konsiderueshëm i shkollave dhe nxënësve, ndërsa edhe Maqedonia veriore po ndjek këtë trend. Kjo do të thotë se të rinjtë këtu e dinë se e ardhmja është tek shoqëria informatike, në inovacionin edhe në hulumtimin e vazhdueshëm si dhe në zbulimin e gjërave të reja”, potencoi në fjalimin e tij para nxënësve ministri Damjan Mançevski, duke theksuar se vetëm nëpërmjet teknologjive më të reja mund të kontribuohet për progresin ekonomik dhe social të epokës digjitale.

Sipas ministrit Mançevski, kodimi ndihmon të zhvillohen aftësitë e duhura për të jetuar në shekullin e XXI-të, siç janë të menduarit kompjuterik, zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe puna në grupe.

Së shpejti, 90% e vendeve të punës kërkojnë nivel bazë të aftësive digjitale. Prandaj, duke filluar prej sot duhet të punojmë bashkërisht si Qeveri, shkolla-mësimdhënës, organizata qytetare për të rinjtë që prej moshës së hershme të zhvillojnë aftësi të cilat janë të domosdoshme për të qenë konkurues të tregut të punës”, potencoi ministri Damjan Mançevski.

Numri i ngjarjeve të paraqitura për Code Week, krahasuar me vitin e kaluar është dyfish më i madh dhe shënon 249, ku Maqedonia Veriore gjendet në vendin e shtatë sipas numrit të ngjarjeve të organizuara me rastin e Javës Evropiane të programimit. Në suaza të projektit  “Meet and Code 2019”, të organizuar nga Metamorfozis, ka rritje të numrit të granteve (për ngjarje) prej në 25 që ishin në vitin e kaluar, në 40 grante për këtë vit, ndërsa sferë e veçantë e Javës evropiane të programimit në suaza të “Meet and Code 2019”, është edhe programimi nga ana e vajzave.

Gjatë vizitës së punës në Manastir, ministri Damjan Mançevski e vizitoi edhe objektin e ri të Fakultetit të teknologjive informatike dhe komunikimit, ku realizoi takim me rektorin e këtij fakulteti prof. dr.Igor Nedelkovski.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form