Shpërndaje:

Mançevski: Regjistri i popullsisë përmban të dhëna të unifikuara të qytetarëve tanë

Shkup, 17 tetor 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, sot e lançoi Regjistrin qendror të popullsisë. Regjistri i popullsisë mundëson grumbullimin e të dhënave për personat fizik dhe shfrytëzimin e tyre nga ana e institucioneve për nevojat e procedurave të tyre administrative. Regjistri u mundëson institucioneve të cilët punojnë me të dhënat personale të qytetarëve, t’i gjejnë aty të dhënat më të reja dhe më të sakta pa pasur nevojë nga mirëmbajtja në dorë dhe përditësimi.

Ministri Mançevski, në konferencën për shtyp, prezantoi për qytetarët projektin dhe iu referua përfitimeve nga i njëjti.

,,Regjistri i popullsisë, përmban të dhëna të unifikuara, të verifikuara, të standardizuara dhe të valorizuara. Në këtë mënyrë, me lançimin e Regjistrit, qytetarët më në fund nuk do të përballen me probleme të të dhënave të ndryshme në institucione të ndryshme dhe në bazat e të dhënave”, theksoi ministri Mançevski.

Duke folur rreth përfitimeve të Regjistrit, ai theksoi se:

,,Regjistri i qytetarëve do të jetë baza e hartimit të numrit unik elektronik të qytetarit. Më tej, ky numër do të jetë kyç për sistemet kur qytetari do të kërkojë shërbime nga institucionet. Çdo qytetar ka të drejtë t’i dijë të dhënat e tij personale të evidentuara në Regjistër. MSHIA-ja po aplikon shërbim të ri me të cilin secili mundet të verifikojë se cilat të dhëna janë regjistruar në Regjistër. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë se kush i përdor të dhënat e tij personale. MSHIA-ja aplikon shërbim të ri, me të cilin secili mund të kërkojë informacion rreth asaj se cili institucion, kur dhe për cilat arsye i ka përdorur të dhënat nga Regjistri për qytetarët. Më tej, Regjistri i popullsisë do të jetë mjet i cili do ta ndihmojë realizimin e Regjistrimit, ndërsa të dhënat e Regjistrit do të përdoren edhe për pastrimin e Listës zgjedhore”.

Ministri Mançevski, bëri të ditur për opinionin edhe tërë procesin e digjitalizimit të administratës publike.

,,Regjistri  i popullsisë është baza pa të cilin digjitalizimi i administratës publike do të ishte i pamundur. Të dhënat e regjistruara aty, janë pjesë e Portalit kombëtar të e-shërbimeve, i cili së shpejti do të lançohet. Gjithçka që deri më tani ishte sinonim i rradhëve të gjata të frustruara, të bezdisshme, prej muajit të ardhshëm do të fillojë gradualisht të zëvendësohet me disa klikime në Portalin e e-shërbimeve nga kompjuteri ose celulari juaj. Reforma e administratës publike, me qëllim që të sigurohen shërbime të shpejta dhe më cilësore të qytetarëve mund të realizohet vetëm me ndihmën e digjitalizimit. Me kënaqësi, mund të them, se prej sot ai proces është definitivisht në fazën e realizimit dhe implementimit të vazhdueshëm”, përmbylli ministri Mançevski.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form