Shpërndaje:

Ministri Damjan Mançevski u drejtua në Konferencën e dytë vjetore të e-tregtisë

Shkup, 25 tetor 2019

Të nderuar,

Kur flasim për e-tregtinë, në kontekst më të gjërë, së pari është e domosdoshme të flasim për zhvillimin e shoqërisë digjitale. Nga ana tjetër, për zhvillimin e shoqërisë digjitale duhet infrastrukturë digjitale, e cila për secilin qytetar do të mundësojë qasje në internet.

Megjithatë, investimet në një shtet nuk duhet të jenë të fokusuara vetëm në zhvillimin infrastrukturor, ato gjithashtu përfshijnë shërbime online të avancuara, përmbajtje relevante lokale, rritjen e shkrimeve digjitale dhe gjithëpërfshirjen digjitale, veçanërisht në sferat rurale. Në atë drejtim, Strategjia nacionale e TIK-ut, e cila do të përfundojë në mesin e vitit 2020-të, është grup i aktiviteteve dhe politikave të koordinuara që synojnë të përshpejtojnë zhvillimin social, ekonomik dhe politik të vendit nëpërmjet përdorimit të telekomunikacioneve, rrjeteve informative dhe teknologjive lidhur me to. Kjo strategji do të përfshijë përdorimin e TIK-ut si instrument për zhvillimin e tre sferave të aktiviteteve socio-ekonomike – qeveria, bizneset dhe shoqëria.

Ashtu siç ishin më parë uji, rrugët, hekurudha dhe energjia elektrike, sot interneti brezgjërë është me rëndësi fundamentale për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Investimet në internetin brezgjërë luajnë rol kyç në përafrimin ndaj ekonomisë globale. Maqedonia e Veriut do ta zbatojë modelin investues – Investim i drejtpërdrejtë: Rrjet komunal i operuar publikisht, prej të cilit në plan afatgjatë mund të pritet arritje e objektivave nacionale brezgjëra të përcaktuara me Planin nacional brezgjërë.

Zhvillimi i shoqërisë së sigurtë dhe zbatimi i të gjitha praktikave dhe proceseve të sigurisë nëpërmjet bashkëpunimit të të gjithë palëve të interesuara do të sigurojë që bizneset të mbeten të besueshme dhe të arritshme për klientët, në të njëjtën kohë edhe fitimprurëse. Rritja e besimit të qytetarëve në shërbimet digjitale dhe tregtinë elektronike do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë digjitale. Kjo do të kontribuojë që Maqedonia Veriore të njihet si një vend i sigurtë për të investuar dhe për të bërë biznes.

Implementimi i zgjidhjeve dhe praktikave më të fundit të TIK-ut dhe lidhja globale do ta mbështesin rritjen ekonomike.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka pranuar se forcimi i kapaciteteve nacionale për të menaxhuar kërcënimet kompjuterike dhe rritja e sigurisë kibernetike është bërë një nga sfidat kryesore nacionale për shtetin.

Në këtë kontekst, Strategjia nacionale për sigurinë kompjuterike 2018-2022 është dokument strategjik i cili iu referohet sfidave të hapësirës kibernetike dhe nxit zhvillimin e mjedisit digjital të sigurtë dhe fleksibël, të krijuara në bashkëpunim dhe besim.

Të nderuar,

Qeveria dhe MSHIA-ja, intenzivisht punojnë në përmirësimin e shërbimeve elektronike nga shteti ndaj qytetarëve, që do të thotë se e rrisin besimin e qytetarëve ndaj të gjitha shërbimeve elektronike, si edhe të shërbimeve elektronike në e-tregti. Shumë institucione tani më ofrojnë shërbime elektronike të orientuara ndaj bizneseve. Portalin kombëtar të cilin do ta lançojmë në muajin e ardhshëm do të mundësojë që qytetari në një vend t’i marrë shumë shërbime në mënyrë elektronike, të thjeshtë, të unifikuar dhe të kompletuar, duke përfshirë edhe pagesat elektronike për shërbimin me kartelë prej cilës do bankë.

Me Ligjin e ri për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme për herë të parë në nivel nacional definohet termi “dokument elektronik”. Gjithashtu, definon edhe se si dokumentet elekronike mund të shndërrohen në dokumente në letër dhe anasjelltas, duke ruajtur kështu vlefshmërinë e tyre ligjore. Me këtë e hapim derën për të rritur përdorimin e faturave elektronike në nivel nacional. Fatura elektronike do t’u mundësojë kompanive të krijojnë vlerë plotësuese duke i lidhur automatikisht të dhënat e faturës me kontratat, porositë për furnizim, fletëdërgesat dhe të ngjashme.

Ju falënderoj dhe ju dëshiroj konferencë të suksesshme!

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form