Shpërndaje:

Ministri Mançevski u drejtua në konferencën e MASIT-it me temë: “Të dhënat si vlerë”

 

Shkup, 31 tetor 2019

Fjalimin e ministrit Mançevski e keni në vijim:

Në procesin e ballafaqimit të problemeve dhe sfidave të shek. XXI, inovacioni ka rolin kyç. Megjithatë, për inovacione duhen resurse. Individëve dhe kompanive u duhen qasje në resurse, informacione dhe infrastrukturë, por edhe bashkëpunimi me sektorët e ndryshëm është me rëndësi të veçantë. Për inovacion nevojitet mbështetje e madhe nga autoritetet, me anë të sigurimit të ndihmës rregullative, financiare dhe teknike. Por, ajo çka është më e rëndësishme për suksesin e një inovacioni janë të dhënat me të cilat disponon një individ, firmë, institucion apo shtet.

Prej këtu, MSHIA, gati para një viti, lançoi Portalin e të dhënave të hapura. Sot, të gjithë të interesuarit për të dhënat me të cilat disponojnë institucionet mund të gjejnë 215 sete të të dhënave nga 49 institucione të ndryshme. Përmes Portalit të të dhënave të hapura përmirësohet ofrimi dhe efikasiteti i shërbimeve në sektorin publik nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve gjatë hartimit të politikave dhe analizës së rezultateve që ofron Portali. Me një fjalë, përmes Portalit të të dhënave të hapura bartim transparencë, ndërsa institucionet duhet të jenë më të hapura, në një nivel më të lartë. Këtu veçanërisht dua të theksoj se ndikon në mënyrë direkte dhe pozitive ndaj përpjekjeve të luftës kundër korrupsionit. Poashtu, me pak inovacion, jep mundësi të hapjes së bizneseve të reja, që besoj se është me interes të veçantë dhe e dobishme për pjesën më të madhe të të pranishmëve këtu.

Angazhimi ynë kryesor është që ti sjellim shërbimet sa më afër qytetarëve. Kjo është shumë më e lehtë se sa ti sjellim qytetarët deri te shërbimet. Hapja e të dhënave është një nga mekanizmat për të arritur atë. Në nivel kombëtar dhe lokal, isntitucionet e ndryshme shtetërore sigurojnë shumë shërbime, shpesh janë të injoruar, të nënvlerësuar ose të paraqitur në mënyrë joadekuate. Me rritjen e dukshmërisë dhe transparencës, qytetarët do të njohin dhe do të dallojnë më mirë vlerën dhe cilësinë që prodhojnë institucionet. Përdorimi i gjerë i teknologjisë digjitale i bën këto përmbajtje të jenë resurs çdo herë e më i vlefshëm në përgatitjen e prodhimeve dhe shërbimeve inovative me vlerë të shtuar.

Duke pasur parasysh se inovacioni është katalizator i fuqishëm për ngritje të ekonomisë, inovacionet dhe ndërmarrësia njihen si masat bazë të krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Në të vërtetë, një nga qëllimet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është të sigurojë ekosistem mbështetës dhe stimulues të domosdoshëm që ndërmarrësit inovativ dhe kompanitë të mund të shfrytëzojnë fuqinë e teknologjisë. Për këtë qëllim, Qeveria zbaton numër të madh masash, mes të cilave edhe qasje në resurset financiare, infrastrukturë dhe njohje praktike; kanale të rregullta të komunikimit me komunitetin e biznesit dhe me palë tjera të interesuara; si dhe ekosistem që ofron kushte mbështetëse të inovacionit.

Me lëshimin e Regjistrit të popullsisë në përdorim, dhe së shpejti të Portalit nacional për e-shërbime, shteti siguron nivel më të lartë të qasjes në të dhënat e qytetarëve nga njëra anë dhe mbrojtjes së veçantë të të dhënave personale nga ana tjetër.

Regjistri i popullsisë mundëson mbledhjen e të dhënave të personave fizikë dhe përdorimi i tyre nga ana e institucioneve kompetente për procedurat e tyre administrative. Regjistri u mundëson institucioneve që punojnë me të dhënat personale të qytetarëve, t’i gjejnë këtu të dhënat më të reja dhe më të sakta të qytetarëve pa pasur nevojë të mirëmbajtjes manuale dhe përditësimit. Kjo do të thotë se, Regjistri i popullsisë përmban të dhëna të unifikuara, të verifikuara, standardizuara dhe të validuara. Në këtë mënyrë, qytetarët nuk do të përballen më me problemin e të dhënave të ndryshme dhe bazës së të dhënave në institucionet e ndryshme. Sinkronizimi i të dhënave do zhvillohet përmes hapësirës së vetme të shkëmbimit të dokumenteve dhe të dhënave përmes mënyrës elektronike. Regjistri i popullsisë do të jetë bazë krijimi i numrit unik identifkues të qytetarit. Më tej, ky numër do të jetë kyç për sistemet kur do kërkojë qytetari shërbim nga institucionet.

Qytetarët kanë të drejtën e njohjes së të dhënave të tyre personale që i përmban Regjistri. MSHIA-ja aplikon shërbim të ri me të cilin kushdo mund të kontrollojë cilat të dhëna i ka të evidentuara në Regjistër. Në qoftë se është gabim ndonjë informacion, qytetarët kanë të drejtë të marrin informacion se në cilin institucion duhet të bëhet përmirësimi. Qytetarët kanë të drejtën e njohjes se kush i përdor të dhënat e tyre personale. MSHIA-ja aplikon shërbim të ri me të cilin kushdo mund të kërkojë informacion se cili instiucion, kur dhe për çfarë arsye i ka përdorur të dhënat.

CRN mundëson formë të standardizuar dhe rritje të saktësisë së të dhënave personale. Përmes analizës së të dhënave dhe përdorimit të algoritmave për identifikim të gabimeve do kontrollohen të gjithë të dhënat personale dhe çdo ndryshim i bërë në to.

Këto janë bazat e digjitalizimit në vendin tonë. Me vendosjen e themeleve, hapjen e të dhënave, garantimi i unifikimit dhe sigurisë së tyre, shteti, bizneset por edhe qytetarët do të kenë qasje më të shpejtë dhe më efikase ndaj shërbimeve, kurse të dhënat do të mund të shfrytëzohen për biznese të reja dhe inovative. Kjo është e mundur vetëm përmes punës dhe koordinimit të përbashkët mes gjithë sektorëve të shoqërisë sonë.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form