Shpërndaje:

Mançevski: Vendosja e rendit në Sistemin e mbajtjes së evidencës mbi numrin e të punësuarve në institucione

Shkup, 11 nëntor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp, iu referua masës së fundit të cilën MSHIA-ja e realizon në koordinim me DAP-in, me qëllim të evidentimit të të dhënave mbi të punësuarit në Sistemin e informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore – SIUBNJ.

Në vijim keni fjalimin e ministrit:

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, vendosi rend në Sistemin e mbajtjes së evidentimit mbi numrin e të punësuarve në institucione.

Me qëllim të plotësimit të Sistemit të informacionit për udhëheqje me burimet njerëzore nga ana e të gjitha institucioneve, Drejtoria e të ardhurave publike në bashkëpunim me MSHIA-në, e ndaloi pagën e punonjësve në institucione të cilët nuk i kishin regjistruar në sistem të dhënat e të punësuarve të tyre.

Ky aktivitet i solli rezultatet e pritura. Vetëm në periudhën prej datës 15 tetor deri më sot në sistem janë regjistruar 32.247 të dhëna të reja mbi të punësuarit. Prej tyre, 21.827 të dhëna mbi të punësuarit të cilët i kemi pasur deri më tani, ndërsa 10.420 të dhëna paraqesin përditësim të të dhënave të mëparshme të dorëzuara.

Shifra aktuale e numrit total të regjistruar është 91.653 të punësuar. 

Qëllimi ynë, nuk është t’i dënojmë të punësuarit sepse sot të gjithë do ta marrin pagën e muajit tetor, por ne duam të vendosim rend në sistem dhe të sigurojmë të dhëna të sakta mbi gjendjen me numrin dhe karakteristikat demografike të të punësuarve në sektorin publik në SIUBNJ, në përputhje me ligjin. Thënë më saktë, qytetarët kanë paguar mbi dy miljon euro për këtë Sistem të udhëheqjes së burimeve njerëzore.

Në këtë mënyrë, veprojmë edhe sipas vërejtjes së Entit shtetëror për revizion (auditim), ku ishte theksuar se Sistemi i nformacionit për udhëheqje me burimet njerëzore nuk aplikohet me kapacitet të plotë.

Dua të jem i drejtpërdrejtë dhe konkret. Ndalesa e lëshimit të pagave nuk do të jetë proces i cili ndodhi vetëm një herë dhe për të pasur në kohë reale të dhëna relevante mbi të punësuarit, ato duhet të përditësohen në kohë. Prandaj, ky proces do të përsëritet çdo muaj dhe në çdo institucion ku nuk do të evidentohen e as nuk do të përditësohen të dhënat në kohë. Sistemet e DAP-it dhe MSHIA-së janë të lidhura dhe tani më ky proces është automatik. Ky është edhe një kontribut tjetër i digjitalizimit. Rend duhet të ketë.

Më në fund, në këtë mënyrë Raporti i të punësuarve në sektorin publik, i cili publikohet në mars të çdo viti, do të përmbajë të dhëna të siguruara nga një vend, pa u bërë ndërthurrje prej më tepër burimeve siç është praktikuar deri më tani. Të dhënat në sistem do të shërbejnë për një numër të madh të analizave dhe statistikave në kohë reale.

Prej institucioneve të cilat ishin pjesë e kontrollit, u konstatua se kishte ndalesë të pagave në 80 institucione.

Në këtë operacion, nuk ishin të përfshira institucionet shëndetësore, arsimore dhe kopshtet. Problemi me institucionet në sektoret e shëndetësisë dhe arsimit është për arsye të mos-harmonizimit të sektorëve të tyre me sektorët e tjerë të administratës publike. Në fakt, natyra e punës dhe struktura e këtyre institucioneve është e ndryshme. Kjo specifikë e tyre nuk është marrë parasysh kur është përpiluar Ligji i të punësuarve në sektorin publik në vitin 2015-të. Ky lëshim do të tejkalohet me ndryshimet në Ligj, i cili shumë shpejt do të hyjë në procedurë.

Gjithashtu, pjesë e këtij procesi nuk janë as MPB-ja dhe ARM-ja (Armata e RMV-së), pasi sipas Ligjit, obligimi i tyre është vetëm dorëzimi i numrit total të të punësuarve, pa pasur më tej edhe analizë të detajuar.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form