Shpërndaje:

MSHIA, nikoqire e Konferencës së sivjetshme në ReSPA për reformë të administratës publike

 

Shkup, 12 nëntor 2019

Gjatë datave 12 dhe 13 nëntor, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është nikoqire e Konferencës së sivjetshme në ReSPA për reformë të administratës publike. Temë kryesore e konferencës është “Transformimi digjital: Reforma e administratës publike për epokën digjitale”.

Në kuadër të Konferencës u mbajt konferencë për shtyp, në të cilën morën fjalën Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, Ministrja e Administratës Publike të Republikës së Malit të Zi Suzana Pribilloviq, Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë Branko Ruzhiq, Neven Akshamija, Drejtori i Agjencisë së Shërbimit Shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës, Frek Janmaat nga delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut, si dhe Drejtoresha e Shkollës së Administratës Publike Ratka Sekulliq.

“Vitin që shkoi, Maqedonia e Veriut ka qenë kryesuese me ReSPA-n, atë rol tash ia kemi kaluar miqve tanë të Malit të Zi. Vitin që vjen, fokusi do jetë mbi dërgimin e shërbimeve deri te qytetarët, me ndihmën e mjeteve të ofruara nga teknologjia e re”, theksoi Ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, i cili përvijoi aktivitetet e MSHIA-së në digjitalizimin e shërbimeve: Regjistrin qendror të popullsisë, Portalin për e-shërbimet që do lëshohet shumë shpejt në përdorim, si dhe Portalin nacional të e-shërbimeve.

“Kjo mbledhje në Shkup është një mundësi që përmes shkëmbimit të ideve të mira, të vërehen kahjet tjera për vazhdimin e procesit të menaxhimit me transformim digjital, poashtu, përmes implementimit të zgjidhjeve inovative, të bëhet përpjekje në tejkalimin e sfidave dhe problemeve të zbuluara”, tha Ministrja e Administratës Publike të Republikës së Malit të Zi, Suzana Pribilloviq.

“Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe, ndërsa digjitalizimi është jo vetëm proces tekniko teknologjik por edhe proces shoqëror”, tha mes tjerash Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale të Republikës së Serbisë, Branko Ruzhiq.

“Kjo konferencë do u mundësojë vendeve anëtare të ReSPA-së pasqyrë në praktikat dhe përvojat e mëparshme në lidhje me futjen e transformimit digjital në administratën publike, dialog konstruktiv për sfidat dhe pengesat, si dhe mjetet dhe mundësitë që i kanë në qasje administratat publike të vendeve anëtare të ReSPA-së në këtë rrugëtim”, potencoi Drejtori i Agjencisë së Shërbimit Shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës, Neven Akshamija.

Me theksimin e reformës së administratës publike, së bashku me sundimin e së drejtës dhe menaxhimin e ekonomisë është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit në BE, Frek Janmaat, i delegacionit të BE-së tha se këto ngjarje janë shumë të mira për vendet në rajon, sepse mund të shkëmbehen përvoja, praktika të mira dhe të mësohet nga njëri tjetri.

“Ne do të vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha vendeve rajonale sa i përket procesit të reformës së administratës publike dhe me mbështetjen ndaj ReSPA-së”, tha Janmaat.

Drejtoresha e Shkollës së Administratës Publike, Ratka Sekulliq, theksoi nga ana vet kontributin ndaj ReSPA-së sa i përket ndërtimit të kapaciteteve, realizimin e aktiviteteve për rrjetizim, përmes takimeve rajonale, konferencave, trajnimeve, punëtorive, etj.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, duke respektuar moton e vendit kryesues të sivjetshëm, në pjesën më të madhe të aktiviteteve të organizuara fokusohet në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe transformimin digjital. Këtë presidencë e kompletuam me konferencë ministrore dyditore, si mbështetje e këtij takimi ministror të dedikuar ndaj transformimit digjital dhe ndikimi i saj në sektorin publik”, tha Sekuliq.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form