Mançevski: Qeveria dhe Sindikata e të punësuarve, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve bashkëpunojnë në miratimin e ndryshimeve dhe ligjeve të reja në sferën e administratës publike
Shkup, 14 nëntor 2019
Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, u drejtua me fjalimin e tij në konferencën vjetore të Sindikatit të të punësuarve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve – SPOGJ.
Qeveria, MSHIA-ја dhe SPOGJ-ја, janë në koordinim dhe bashkëpunim gjatë përgatitjes së ndryshimeve në Ligjin e të punësuarve në sektorin publiк dhe Ligjin e nëpunësve administrativ, si dhe gjatë përpilimit të Ligjit të ri për shërbimin e lartë udhëheqës. Vetëm në këtë mënyrë është i mundur dialogu social dhe “luftа” sindikale.
Ministri Mançevski i prezantoi vërejtjet e pranuara dhe të dorëzuara nga SPOGJ, të cilat janë të përfshira në versionin e fundit të Ligjit të nëpunësve administrativ.
,,Një pjesë e vërejtjeve të pranuara të kërkesave janë: sekretarët e përgjithshëm të organeve të pavarura shtetërore të themeluara nga Kuvendi, të jenë të përfshirë në Ligjin e shërbimit të lartë udhëheqës, në përbërjen e komisioni disiplinor të ketë një përfaqësues të sindikatave në institucionet ku ekziston organizatë sindikale.
Gjithashtu me konceptin e ri të pagës minimale pranohet dhe propozimi lidhur me kategorinë G, si dhe propozimi i shtesës së pagës mbi punët e caktuara plotësuese (autorizime)”, informoi ministri Mançevski.
Në suaza të diskutimit u hap si temë rritja e pagave në administratën publike. Siç theksoi ministri Mançevski, politikat dhe programet e Qeverisë parashikojnë rritje të vazhdueshme të pagave, ndërsa rritja prej 5% në administratën publike do të praktikohet edhe në vitet në vijim.
Sa i takon Ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës, ministri Mançevski informoi se i njëjti është në fazën finale dhe se në fund të muajit do të jetë pjesë e procedurës qeveritare.
Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës