Shpërndaje:

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Ministria e arsimit dhe shkencës organizuan trajnim njëditor mbi sigurinë kibernetike për nxënësit e arsimit fillor, mësimdhënësit dhe prindërit

Shkup, 21 nëntor 2019

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës dhe Ministria e arsimit dhe shkencës, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Fondacioni Metamorfozis, organizuan ,,Trajnim njëditor mbi sigurinë kibernetike, kuadrin mësimdhënës dhe prindërit”.

Qëllimi i trajnimit është të ngritet vetëdija ndaj rreziqeve në hapësirën kibernetike, si dhe përgjegjësia e prindërve, institucioneve arsimore dhe organeve të administratës shtetërore në përballjen me incidentet kibernetike te nxënësit e arsimit fillor.

Në ngjarje u drejtuan, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup Klemens Koja dhe drejtori i Fondacionit Metamorfozis Bardhyl Jashari.

,,Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, sigurinë kibernetike e vendosi në fokus të punës së saj me përgatitjen e Strategjisë së Planit Aksional mbi sigurinë kibernetike. Ajo që është më me rëndësi ndaj përballjes me problemin e krimit kibernetik dhe rreziqeve me të cilat përballemi të gjithë në internet është të kuptojmë se bëhet fjalë për një problem global i cili nuk njeh kufi. Nga ana tjetër, në nivel lokal, duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të përballemi me këtë problem vetëm nëse bashkohemi të gjithë. E kam fjalën për institucionet qeveritare dhe arsimore, shoqërinë e biznesit, sektorin joqeveritar, prindërit, mësimdhënësit dhe fëmijët të cilët prej në moshat e hershme duhet të mësojnë si ta përdorin internetin”, tha ministri Damjan Mançevski.

Sipas ministrit Mançevski, tema e sigurisë kibernetike nuk duhet të injorohet. Siç theksoi ai, vendi ynë është në hap me trendet evropiane, përkatësisht, thuajse 75% prej popullsisë së Maqedonisë së Veriut, në grupmoshat prej 15-19 vjeç kanë profil në rrjetet sociale. Shifrat tregojnë se duhet të punohet me përkushtim në ngritjen e vetëdijes prej moshave më të hershme.

,,Unë si ministër përgjegjës për zhvillimin e shoqërisë informatike, me sinqeritet të plotë përpiqem për zhvillimin e shkrimit digjital të tërë popullatës. Në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe shkencës planifikojmë projekte strategjike nacionale për përmirësimin e aftësive digjitale jo vetëm të fëmijëve dhe të rinjve, por edhe të prindërve dhe mësimdhënësve. Qëllimi është t’i vendosim shtyllat e hapësirës kibernetike të sigurtë jo vetëm të fëmijëve të sotshëm, por edhe për gjeneratat e ardhshme”, potencoi ministri Mançevski.

Në ngjarje, fjalën e mori edhe ministri Ademi.

,,Prej disa viteve më parë, ekziston konsistencë e politikave për mbrojtjen dhe sigurinë e nxënësve  dhe në përgjithësi të të rinjve gjatë përdorimit të internetit. Ndryshimet janë futur në sistemin arsimor të cilat vazhdojnë të plotësohen, ndërsa ne po aplikojmë përmbajtje të reja, përkatësisht jemi duke zbatuar aktivitete të reja në përputhje me Strategjinë Nacionale dhe Planin Aksional të Sigurisë Kibernetike për periudhën 2018-2022”, theksoi Ministri Ademi.

Ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja e përshëndeti qasjen koordinative ndërmjet Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës, duke shtuar se ngjarjet e tilla, mes tjerash i takojnë ngritjes së vetëdijes në përdorimin e teknologjisë së internetit.

Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari ndan të njëjtin mendim se qasja e përbashkët gjithëpërfshirëse ndaj temës së sigurisë kibernetike është më adekuate në përballjen me të gjitha rreziqet gjatë përdorimit të internetit.

Në trajnimin njëditor marrin pjesë përfaqësues të ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës dhe ministrisë së arsimit dhe shkencës, përfaqësues të institucioneve të tjera relevante dhe organizata, kuadër  i mësimdhënësve dhe administrativ, nxënës dhe prindër të SH.F Kiril Pejçinoviq dhe SH.F. Hasan Prishtina.

Në vitin 2018-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi Strategjinë nacionale dhe Planin nacional të sigurisë kibernetike 2018-2022, në të cilat është parashikuar realizimi i aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me rritjen e vetëdijes dhe njohjet bazë të lëmisë së sigurisë kibernetike në të gjitha nivelet e arsimit.


Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form