Shpërndaje:

Mançevski: Më datë 14 dhjetor, Qeveria organizon aksion masiv për pastrimin e mbeturinave. Të përfshirë do të jenë më shumë se 40.000 punëtorë të institucioneve shtetërore

Shkup, 27 nëntor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në konferencën e sotme të shtypit prezantoi vendimin e Qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për organizimin e një aksioni të madh në pastrimin e mbeturinave, në të cilën do të marrin pjesë të punësuarit e institucioneve shtetërore.

“Të shtunën, në datën 14 dhjetor, të gjithë të punësuarit e institucioneve do t’i bashkohen iniciativës qytetare “Mos u bëj mbeturinë”, nën moton “Pastrojmë me Mos u bëj mbeturinë”. Aksioni për pastrim do të zhvillohet në më shumë lokacione të Shkupit, si dhe në tjerët qytete më të mëdha të vendit. Pritet që në aksion të përfshihen mbi 40.000 njerëz. Ky do të jetë një aksion masiv i pastrimit që planifikojmë të bëhet tradicional” informoi ministri Mançevski. Në këtë mënyrë, siç tha Mançevski, të punësuarit e institucioneve shtetërore do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor, që është e të gjithëve dhe për të gjithë. Kështu do të ngritet edhe vetëdija e qytetarëve,që të mund t’i mbajmë të pastërta lokacionet kur më të mbarojë aksioni.

“Me qëllim të organizimit të mirë të këtij aksioni, në seancën e mbrëmshme, Qeveria formoi edhe grupë punuese në të cilën ka përfaqësues nga: Kabineti i Kryeministrit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, MSHIA, Qyteti i Shkupit dhe BNJVL, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Qendra për menaxhimin e krizave dhe NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale. Atje ku do të jetë e nevojshme do të sigurohen edhe mjete të përshtatshme dhe mekanizëm për të ndihmuar në pastrim” theksoi ministri Mançevski.

Ai i bëri thirrje edhe vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të komunave, që të përfshihen në këtë aksion. Aksionit do t'i bashkëngjiten edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadori, Samoel Zhbogar.

Për shkak të natyrës së punës, të punësuarit në sektorin arsimor, në kopshte, si dhe të punësuarit, natyra e të cilëve nuk lejon mungesë nga puna, do t’i bashkëngjiten aksionit me atë që do të pastrojnë mjedisin e institucioneve në të cilët punojnë.

Në këtë mënyrë, të punësuarit do të kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të vitit 2019, që u deklarua si ditë e lirë për institucionet shtetërore. Në vend që të shkojnë në punë, të punësuarit më datën 14 dhjetor, në periudhë prej ora 09:00 deri më ora 12:00, do të ndihmojnë në pastrimin e lokacioneve të ndotura të qyteteve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form