Shpërndaje:

MSHIA, nikoqire e delegacionit të Agjencisë së financave (FINA) të Republikës së Kroacisë

Shkup, 3 dhjetor 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot dhe nesër është nikoqire e delegacionit të Agjencisë së financave (FINA) të Republikës së Kroacisë, e përbërë prej udhëheqësve të fushave të teknologjive informatiko – komunikative, shërbimeve publike, çështjeve juridike dhe organizative.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i sistemeve horizontale që tashmë MSHIA i implementon, në kërkesë të FINA-së, prej ku edhe shfaqën interes për të mësuar edhe më shumë që në këtë mënyrë, përvojat e tyre në Maqedoni t’i përcjellin në sferën e digjitalizimit.

Delegacioni i FINA-së, i udhëhequr nga kryetari i këshillit, Drazhen Çoviq, realizoi takimin me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski. Në takim bisedohej për procesin e transformimit digjital në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projektet e udhëhequra nga ana e MSHIA-së, si dhe për hapat aktuale dhe ato në vijim të atij drejtimi.

“Këto vite të fundit, vendosëm që së bashku me financat ndërkombëtare, më së shumti me fondet e IPA-së, të investojmë në digjitalizimin e sistemit. Dhe, pas dy-tre vitesh planifikim, strategji, realizim dhe instalim ndërtuam platformë të kompletuar, këtu mendoj jo vetëm për Portalin kombëtar të të dhënave të hapura, por gjithashtu edhe për Regjistrin e popullsisë dhe Katalogun e shërbimeve”, tha mes tjerash ministri Mançevski, duke shtuar se vitin e parë, shërbimet elektronike do t'ju drejtohen vetëm qytetarëve, ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet që të shpërndahen edhe tek bizneset.

Të punësuarit e MSHIA-së prezantuan projektet, siç janë: platforma e Interoperabilitetit nacional, Katalogu i shërbimeve administrative, Regjistri i shërbimeve me udhëzim, Korniza ligjore dhe proceset e përmbushjes së shërbimit, poashtu Portali kombëtar i e–shërbimeve dhe Regjistri i popullsisë.

Mysafirët nga Kroacia kishin mundësinë që prej afër të njihen me përvojat pozitive dhe praktikat efikase lidhur me projektet e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, poashtu njëkohësisht t’i ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.   

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form