Shpërndaje:

MSHIA dhe OSBE nënshkruan memorandum bashkëpunimi, në suaza të konferencës së reformave të administratës publike

Shkup, 5 dhjetor 2019

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës me mbështetjen e OSBE-së, organizuan konferencën me temë: ,,Strategjia për reforma të administratës publike 2018-2022 – sfidat e ardhshme”.

Konferencës iu drejtuan ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski dhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Minisri Mançevski, veçoi se qëllimet kyçe të dokumentit janë efikasiteti dhe digjitalizimi i administratës publike, duke i kushtuar rëndësi aktiviteteve për implementimin e masave të Planist aksional.

,,Sa i takon digjitalizimit, realizuam disa prioritete strategjike të cilat janë bazë e digjitalizimit masiv të shërbimeve dhe proceseve të brendshme në administratë. Tani më e kemi Regjistrin qendror të popullsisë, ndërsa javën e arsdhme do ta lançojmë Portalin kombëtar të e-shërbimeve. I aprovuam të gjitha aktet e nevojshme ligjore për prezantimin e identitetit elektronik të qytetarëve. Prej datës 1 janar lançojmë dhe sitemin e ri DMS. Në fazë të evaluimit është edhe projekti i ri i IPA-së, për digjitalizimin e regjistrave kyç të shtetit, si dhe zhvillimi i 120-të e-shërbimeve të reja. Para fundit të vitit do ta promovojmë edhe para opinionit përditësimin e ENER-it, theksoi ministri Mançevski.

Duke folur për Strategjinë dhe Planin aksional për reforma në administratën publike, ministri Mançevski, iu referua edhe aktiviteteve të realizuara të deritanishme, por edhe domosdoshmërinë e auditimit (revizionit) të një pjese të masave.

Pothuajse pas dy viteve nga aprovimi i Strategjisë dhe Planit aksional, mund të themi se 76 aktivitete tani më janë implementuar, ndërsa 34 janë në fazën finale. Përllogaritur në përqindje (%) kjo do të thotë se 57% janë parashikuar për vitin e parë dhe gjysmat janë realizuar në përputhje me kornizën e paraparë kohore, ndërsa 5,6% janë realizuar më vonë se afati i paraparë”, informoi ministri Mançevski.

Siç theksoi ministri, këto të dhëna tregojnë se edhe krahas përkushtimit të MSHIA-së dhe palëve të interesuara, duhet të kryhet auditim i Planit aksional, sa i takon aktiviteteve të parapara. Duhet të potencohet se ky auditim nuk i vendos nën shenjën e pikëpyetjes (?) qëllimet e përgjithshme dhe të veçanta. Ato mbeten të njëjta pasi u definuan me shumë kujdes dhe korrespondojnë plotësisht me atë që duhet të arrihet me implementimin e Strategjisë. Ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me dinamikën e realizimit të aktiviteteve.

Konferencës iu drejtua edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemes Koja i cili tha:

,,Reforma në administratën publike të Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet kyçe të Qeverisë, duhet të rezultojë me nëpunës administrativ profesionalë, të depolitizuar dhe të vyeshëm, të cilët do të duhet t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve të tyre pa pasur prapavija. Në këtë këndvështrim, jam krenar që misioni ynë u ka siguruar autoriteteve, veçanërisht Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila sot na mundësoi të bisedojmë mbi arritjet si dhe sfidat aktuale në administratën publike”.

Në suaza të konferencës u nënshkrua dhe memorandum bashkëpunimi ndërmjet MSHIA-së dhe OSBE-së, për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimin në suaza të reformës së administratës publike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form