Shpërndaje:

Zëvendësministri Bajdevski u takua me koordinatorët e programit Erazmus+

 

Shkup, 6 dhjetor 2019

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandër Bajdevski, u takua me koordinatorët e programit Erazmus+ nga Turqa, Latvia, Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë takimit u bë prezantimi i projektit Robotika dhe kodimi, pjesë e programit Erazmus+, në kuadër të së cilit përfshihet ndërkëmbimi i kuadrit arsimor mes Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Latvisë dhe Italisë. Koordiantorët e projektit: Iva Stojanovska Jakimovski nga SHMEJQSH “Vasil Antevski Dren”, Emre Deviçi, koordinatori nga Turqia, Mikele Oliva, koordinator nga Italia, si dhe Ekaternia Sadovaja nga Latvia – koordinatorja gjenerale e projektit, ku secili prezantoi këndvështrimin që ka ndaj projektit, pritjet dhe qëllimin që duhet arritur pas bashkëpunimit dyvjeçar.   

Projekti ka për qëllim aftësimin e arsimtarëve në përdorimin e gjuhëve të ndryshme programore, që do t’i aplikonin në mësimdhënie me nxënësit. Modernizimi i procesit mësimor në shkollë dhe shkëmbimi i kulturave dhe përvojave mes partnerëve është pjesë e përfitimit nga aktivitetet e projektit.

Të pranishmit shkëmbyen përvojat me zëvendësministrin Aleksandër Bajdevski rreth teknologjisë moderne, mënyrën e implementimit të saj në çdo vend dhe ndikimin që ka në procesin mësimor.

Zëvendësministri Bajdevski nga ana e tij shprehi kënaqësinë e vizitës dhe theksoi që ky lloj bashkëpunimi mes shteteve ka një rëndësi të madhe, në aspektin e zhvillimit ekonomik si dhe në arritjen e përvojave të reja.   

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form