Shpërndaje:

Qeveria përvetësoi Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës. Garantohet profesionalizëm i plotë i pozitave udhëheqëse në 130 institucione

Shkup, 11 dhjetor 2019

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit përvetësoi Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës. Në konferencën e sotshme për shtyp, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës prezantoi ndryshimet dhe procesin e selektimit të kandidatëve të parashikuar me ligjin e ri.

Siç theksoi ministri Mançevski, profesionalizmi i Shërbimit të lartë udhëheqës është një nga kushtet kyçe për avancimin e kapaciteteve organizative dhe përforcimin e udhëheqjes së mirë në institucionet e sektorit publik. Gjithashtu, udhëheqja e mirë është çelës në kthimin e besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet.

“Deri më sot, nuk ka ekzistuar ligj unik në të cilin janë të rregulluar normat e emërimit, përkatësisht emërimi i Shërbimit të lartë udhëheqës. Ka pasur rregullacion për sekretarët në Ligjin e nëpunësve administratorë, ndërsa për drejtorët ka pasur rregullacion në 123 ligje të posaçme. Këto ligje kanë qenë të pakompletuara, gjegjësisht nuk përmbanin dispozita në procedurën e konkurrencës së hapur dhe të drejtë, në përzgjedhje si dhe në kriteriume të zgjedhjes së kandidatit më të aftë për pozitë udhëheqëse, me çka u vunë në pyetje parimet e meritës dhe barazisë gjinore. Që tash, në ligj është paraparë se nëse ka kandidatë me numër të njëjtë të pikave, përparësi do të ketë kandidatja. Në këtë mënyrë po mundohemi të rritim numrin e femrave në pozitat udhëheqëse të shtetit”, informoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski iu referua procesit të përzgjedhjes, gjegjësisht Komisionit që do të udhëheqë këtë procedurë.

“Me anë të Ligjit formohet Komisioni për SHLU me status të organit të mëvetësishëm shtetëror, të përbërë prej 5 anëtarëve me mandat pesë vjeçar. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit do të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, të hapur dhe publike, e realizuar prej një Komiteti njëmbëdhjetë anëtarësh. Komiteti do të organizojë paraqitje publike të kandidatëve të kualifikuar për anëtarë të Komisionit të SHLU-së, të inçizuar dhe të transmetuar në kanalin Parlamentar”, theksoi ministri Mançevski.

Siç vuri në dukje ministri Mançevski, për çdo përzgjedhje individuale të vendeve udhëheqëse të larta do të formohet këshill i veçantë, të përbërë prej kryetarit dhe katër anëtarëve, dhe atë: kryetari dhe një anëtar nga radhët e anëtarëve të Komisionit të SHLU-së; një anëtar i cili është ekspert në fushën e kompetencave të institucionit; një anëtar nga baza e ekspertëve në administrim me burimet njerëzore dhe një anëtar nga baza e udhëheqësve.

Procedura e zgjedhjes së udhëheqësve të lartë përbëhet prej tre fazave detyruese: Përzgjedhja administrative, testimi dhe intervista e strukturuar.

Pas mbarimit të intervistës, Këshilli përgatit listë finale me më së shumti tre kandidatët më të suksesshëm, mendim individual mbi secilin kandidat dhe raport mbi procedurën e kryer të përzgjedhjes.

Gjithashtu,me këtë Ligj, parashikohet përgjegjësi disiplinore për personat në pozitat udhëheqëse.

Ligji nuk do të aplikohet në: gjyq, prokurori publike, institucione të fushave të sigurimit, përcjellje të komunikimeve, inteligjencë, mbrojtje dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut – përfaqësitë konsullore, komunat, qyteti I Shkupit ose komunat e qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet e krijuara publike, institucionet publike dhe organet rregullatore.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form