Shpërndaje:

Ministri Mançevski zbuloi detajet mbi zbatimin e aksionit ekologjik “Pastrojmë me „Mos u bëj mbeturinë’”

Shkup, 12 dhjetor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe përfaqësuesja e shoqatës qytetare “Mos u bëj mbeturinë”, Irena Ristiq, sot mbajtën konferencë për shtyp në të cilën zbuluan detajet mbi aksionin masiv ekologjik “Administrata pastron me “Mos u bëj mbeturinë””, që do të mbahet të shtunën, më 14 dhjetor, me fillim nga ora 12:00.

“Përgjatë dy javëve të kaluara punuam në mënyrë aktive punuam në organizimin e aksionit masiv ekologjik në pastrimin e mbeturinës, në të cilën do të marrin pjesë të punësuarit e institucioneve shtetërore. Vendosëm që t’u bashkangjitemi aksioneve të organizuara nga ana e iniciativës qytetare “Mos u bëj mbeturinë”, në vend që të punojmë në mënyrë klasike të shtunën”, tha ministri Mançevski.  

Më 14 dhjetor, 40 000 njerëz gjithsej, do të pastrojnë në 20 vende të qytetit.

Vendet ku do të bëhet pastrimi janë këto: Saraj –Treskë, Akuadukti – Kanali, QS Boris Trajkovskit, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma Ilinden, Bulevardi jugor, rruga Bihaçka, Gjimnazi Shetëror Sportiv - M.M. Brico, Stacioni Hekurudhor dhe i autobusëve, rruga Xhon Kenedi, Kuvendi, rruga Maqedonia, Qendra Kulturore Rinore dhe MTV, kazerma Goce Dellçev, rruga Ferid Bajram, rruga Aleksandar Urdarevski, Spitali Evropian i Syrit – Jurija, rruga Industriale dhe rreth lumit Vardar.

“Për zbatim të suksesshëm të aksionit, në secilën prej vendeve për pastrim, përgjegjës do të jenë vetë udhëheqësit, gjegjësisht kryetari, ministrat, kryetarët e qyteteve dhe drejtorët, Gjithashtu, është siguruar mekanizëm i përshtatshëm i ndërmarrjeve për gjithkund ku është e nevojshme. Për transport deri te vendet për pastrim, është siguruar nga ana e JSP-së, kurse për të gjithë të përfshirët e aksionit, janë siguruar pajisje të përshtatshme si: doreza, qese (për mbeturina dhe plastikë), si dhe maska për vendet e caktuara të pastrimit”, informoi ministri Mançevski.

Ministri Damjan Mançevski njëherazi iu falënderua të gjithë donatorëve mbështetës të aksionit: Zyra e BE-së së Shkupit dhe ambasadori Zhbogar, Dr. Panovski, Eurofarm, Otpad, Ambasada e Zvicrës, Pakomak, Zegin, Euro Ekopak, EKON – Elektron, Eco packing, Elkolekt.

Në shtyp mori fjalën edhe Irena Ristiq, që rikujtoi se shoqata “Mos u bëj mbeturinë” është krijuar prej tashmë një viti e gjysëm dhe shprehi kënaqësi të madhe që të shtunën, këtë aktivitet do e zbatojnë përnjëherazi 40 000 njerëz.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form