Shpërndaje:

Promovohet Portali i e-shërbimeve. Qytetarët do të kenë qasje në një vend deri te 127 shërbime elektronike.

 

Shkup, 16 dhjetor 2019

Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme të shtypit promovuan Portalin kombëtar të e-shërbimeve.

Për momentin, në Portalin e e-shërbimeve janë në dispozicion 127 shërbime elektronike. 57 shërbime ofrohen për herë të parë në mënyrë elektronike, përderisa 70 tashmë ekzistojnë. Qëllimi i Sistemit unik për regjistrim është që përmes një portali, qytetarët dhe firmat, me përdorimin e vetëm një emri të përdoruesit, fjalëkalimi, dhe çertifikate digjitale, të kenë qasje në të gjitha shërbimet e të gjitha institucioneve. Ky numër rritet çdo ditë e më shumë. Për momentin po punohet edhe në shërbime tjera të MPB-së, DAP-it, MPPS-së, ZMLA-së. Deri në fund të vitit do të kemi edhe diku 20 shërbime të reja.

Ashtu si theksoi Kryeministër Zaevi, kështu përmbushet edhe një premtim i Programit të punës së Qeverisë.

“Shënuam se në vitin e tretë të mandatit tonë do të vendoset një sistem unik elektronk në të cilin do të lidhen të gjitha institucionet shtetërore. Qëllimi i këtij sistemi është që t’i lidhë sistemet e institucioneve në dhënien e shërbimeve publike dhe të njejtat t’i sigurojë për qytetarët, përmes një vendi qëndror. Ky është një hap më shumë drejt realzimit të një prej ndërhyrjeve më të rëndësishme të Reformës, e ajo është reforma e administratës publike, për krijimin e një administrate profesionale, efektive, të përgjegjshme dhe transparente. Kjo administratë do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit, si dhe do t’i mbrojë të drejtat e tyre. Qytetarët dhe shoqëria e biznesit në qendër, kurse nëpunësit administrator dhe institucionet në shërbimin e tyre”, tha Zaevi.  

Informacionet mbi një numër të madh të shërbimeve nga institucionet, vetëqeverisja lokale dhe ajo qendrore, tashmë merren në një vend. Të qasura më lehtë, 24 orë në ditë, pa u endur nëpër një mori faqesh të internetit dhe portaleve.

Portalin e shërbimeve elektronike që sot e kemi para nesh, është si rezultat i procesit të hartimit të të gjitha shërbimeve të parashikuara në të gjitha ligjet e shtetit. Ishte një punë e gjatë dhe e stërmundshme e shumë juristëve. Si rezultat, për herë të parë kemi Katalogun e shërbimeve. Të gjitha shërbimet e të gjitha ligjeve, të shkruara qartë dhe të aksesuara ndaj qytetarëve duhet të informohen mbi të drejtat e tyre, cilat dokumente duhet të parashtrohen, cilat janë afatet, çmimi i tyre, ku të ankohen...Gjithçka që u intereson.

Për momentin, në katalog janë vendosur përgjithësisht 690 prej 1.300 shërbimeve që institucionet i ofrojnë ndaj qytetarëve dhe firmave. Procesi i shtimit vazhdon edhe më tej dhe së shpejti do të kompletohet.

“Qëllimi ynë i parë është që Portali të jetë lidhje unike mes qytetarëve me institucionet. Andaj e bëmë që të jetë i aksesueshëm prej cilitdo mjet celulari ose të desktopit, të lidhur në internet. Portali është i aksesueshëm edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa shërbimet, përveç se shtetasve të Maqedonisë së Veriut, u takojnë edhe shtetasve të huaj. Portali përbëhet nga pjesa e hapur dhe e mbyllur. Ajo çka është me rëndësi për qytetarët është se pjesa e hapur është i aksesueshëm për të gjithë, pa nevojë të çfarëdo lajmërimi apo identifikimi. Këtu mund të gjenden të dhënat mbi shërbimet e siguruara nga autoritetet kompetente. Pjesa private është e qasur vetëm për përdoruesit e regjistruar dhe të identifikuar në Sistemin unik për regjistrim. Pas lajmërimit, qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesë në formë elektronike për marrje të e-shërbimit, të paguajnë për kompensim dhe taksë administrative për e-shërbime, të marrin përgjigje ndaj kërkesës dhe më e rëndësishmja, të marrin shërbime elektronike”, informoi ministri Mançevski.   

Ministri Mançevski paraqiti edhe mënyrat për t’u regjistruar në Portal.

Që të regjistrohemi në Portal dhe të kemi qasje në të gjitha mundësitë që ofron, është e nevojshme që paraprakisht të identifikohemi në mënyrë elektronike. Kjo do të thotë, se duhet të posedojmë profil të eID-së.

Profili i eID-së e lidh identitetin e qytetarit gjatë procesit të regjistrimit. Në këtë mënyrë, çdo qytetar do të duhet që vetëm një herë t’i kontrollojë dhe t’i verifikojë të dhënat e veta, që konfirmohen në Regjistrin e popullsisë. Të gjithë qytetarët që kanë llogari aktive të përdoruesit në DAP, tashmë kanë profil aktiv të eID-së, gjegjësisht mundet që të lajmërohen në profil, me shfytëzimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit të DAP-it. Për ta, shërbimet e Portalit tashmë janë të aksesueshme.

Në konferencën e shtypit mori fjalën edhe Frek Janmat, prej Delegacionit të Bashkimit Evropian, që edhe mbështetën Portalin financiarisht.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form