Shpërndaje:

Në seancën e Këshillit për reformë të administratës publike u prezantuan në detaje aktivitetet për administratë shtetërore, institucione efikase dhe përgjegjëse

Shkup, 17 dhjetor 2019

Këshilli për reformë në administratë publike (Këshilli për RAP), me të cilin kryesoi kryeministri Zoran Zaev, mbajti seancën e shtatë, ku pikat kryesore të rendit të ditës ishin koordinimi i procesit për zbatimin e analizës funksionale horizontale për riorganizimin dhe optimizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencioneve dhe shërbimeve inspektorale, si dhe Raporti i gjysëmvjetorit të dytë për zbatimin e Strategjisë së reformës në administratën publike 2018 – 2022 dhe Plani aksional. Riorganizimi dhe optimizimi zbatohen në kuadër të projektit IPA, që do të zgjasë dy vite. Në këtë periudhë gjithashtu edhe rregulloret ligjore do të harmonizohen (mbi njëqind ligje) me Ligjin e ri të organizimit dhe punës së organeve të administratës shtetërore.

Qëllimi është optimizimi i kornizës institucionale të përgjithshme, përforcimi i punës në shërbime publike dhe përmirësimi i shërbimeve publike, përforcimi i etikës, integritetit, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së administratës publike.

Riorganizimi dhe optimizimi i organeve të administratës shtetërore, agjencitë dhe shërbimet inspektorale në nivel qendror janë një prej reformave dhe masave kyçe në përmirësimin e administratës publike, prandaj në seancën e sotme jemi në përbërje më të gjerë, me anëtarët e Sekretariatit për reformë të administratës publike dhe përfaqësuesit e institucioneve të cilët do të jenë pika të kontaktit për zbatimin e riorganizimit”, tha kryeministri Zaev, duke theksuar se bashkëpunimi dhe sinqeriteti i institucioneve ka një rëndësi thelbësore.

Presidenti i Qeverisë theksoi se përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë për realizimin e reformës së ndërlikuar, prej së cilës duhet të dalë një administratë publike profesionale dhe jopartiake.

Shtoi gjithashtu se ky projekt i IPA-së nënkupton vazhdimësinë e masave për riorganizim, të zbatuar përmes mbështetjes së donatorëve të UNDP-së, USAID-it dhe SIGMA-së.

“Për Projektin me rëndësi të veçantë është sinqeriteti dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve, ndërsa në periudhën e ardhshme, bazuar në metodologjinë e analizës horizontale, ne do të vazhdojmë me procesin e skanimit të situatës në drejtim të kompetencave të mbivendosura. Presim qasje serioze dhe përkushtim nga ana e 128 institucioneve, organeve të administratës shtetërore, përmes edukimit të mëtejshëm të personave përgjegjës për komunikim me MSHIA-në dhe ekspertët e Projektit”, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski. Ministri theksoi se Projekti ka mbështetjen e një numri të madh të organizatave qytetare dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Në seancë, kanë qenë prezent edhe ekspertët e projektit të IPA-së ”Mbështetje për riorganizim”, ku prezantuan aktivitetet, qëllimin dhe hapat e ardhshme në mënyrë të detajuar, hapa që do të sjellin deri te një administratë shtetërore  dhe institucione efikase dhe përgjegjëse.

Poashtu, Këshilli i RAP-it rishikoi dhe miratoi Raportin e gjysëmvjetorit të dytë për zbatimin e Strategjisë për reformë në administratë publike 2018 – 2022 dhe Planit aksional, për periudhën kohore janar – qershor të vitit 2019. Raporti është publikuar në faqen e internetit të MSHIA-së.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form