Shpërndaje:

Këshilli drejtues mbajti takimin e parë mbi projektin “Mbështetje për riorganizimin e administratës publike”

 

Shkup, 15 janar 2020

Implementimi i projektit dyvjeçar i IPA-së “Mbështetje për riorganizimin e administratës publike”, filloi në nëntor të vitit 2019.

Qëllimi i këtij projekti është optimizimi kornizës gjithëpërfshirëse institucionale, të përforcohet dërgesa e shërbimeve publike dhe forcimi i etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike. Është paraparë që kjo të arrihet përmes zbatimit të analizës funksionale, ndërsa në kuadër të projektit do të miratohet një ligj i ri për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore.

Sot, në kuadër të projektit u mbajt mbledhja e parë e Këshillit drejtues, i krijuar me qëllim të përcjelljes së implementimit të projektit. Këshilli drejtues është krijuar me qëllim të sigurimit të mbështetjes së pandërprerë profesionale dhe teknike, si dhe përcjelljen e avancimit në implementimin e aktiviteteve të parapara.

Në mbledhje mori fjalën ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski dhe kryesuesi i Këshillit drejtues, Billjana Nikollovska Zhagar, si dhe përfaqësuesit e MSHIA-së, si institucion mbartës në zbatimin e projektit. Gjithashtu, fjalën mori edhe Ruzhica Andronikova, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Ashtu siç theksoi ministri Mançevski, riorganizimi i administratës publike nuk është projekt i izoluar i MSHIA-së, por është një nga strategjitë më prioritare për Qeverinë. Një gjë, që po bëhet në mënyrë historike, për herë të parë në vendin tonë. Vendosja e linjave të qarta të përgjegjësisë, bashkimi i institucioneve me kompetenca të njejta dhe zvogëlimi i numrit të institucioneve është proces i dhimbshëm për neve politikanët, por ka kohë që pritet prej qytetarëve dhe do të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të administratës publike.   

Në Këshillin drejtues anëtarësojnë përfaqësuesit e Ministrisë informatike dhe administratës, Sekretariatit gjeneral të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Delegacionit të Bashkimit Evropian, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Ministrisë së financave, Qytetit të Shkupit dhe Këshillit inspektues, përderisa rolin e vëzhguesit e ka Sekretariati për çështje evropiane.

Në seancën e sotme, një ekip i përbërë prej tre ekspertave që punojnë në këtë çështje (Ms Ioana CORNESCU, Team Leader / Legal expert, Ms Dace GRUBERTE, Functional review expert, Mr Aleksandrs ANTONOVS, Functional review and State reorganisation expert) prezantuan Raportin fillestar të periudhës nëntor-dhjetor, si dhe aktivitetet e parapara për periudhën e ardhshme.

Është thelbësore që, për suksesin e projektit në mënyrë të pandërprerë, të vazhdohet bashkëpunimi dhe transparenca e ministrive, agjensive dhe shërbimeve inspektorale. Në të vërtetë, në periudhën që vjen, në bazë të Metodologjisë së zbatimit të analizës funksionale horizontale, do të vazhdohet me procesin e skenimit të gjendjes në aspektin e zbulimit të kompetencave të mundshme të përputhura, që të vazhdohet me propozimet për ristrukturimin e institucioneve të përfshira në procesin e riorganizimit/optimizimit (bashkimit, ndërprerjes apo ndryshimit të statusit). Që këtej, presim qasje serioze dhe përkushtim nga ana e të gjithë 128 institucioneve, me anë të dedikimit të personave përgjegjës për komunikim të pandërprerë me MSHIA-në dhe projektin.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form