Shpërndaje:

Tribunë publike në Shtip me temën ”Digjitalizimi i shërbimeve publike”

Shtip, 16 janar 2020

Ministria e Shoqërisë informatike dhe administratës filloi me organizimin e më shumë ngjarjeve në fushën e digjitalizimit.

Sot, në Shtip u mbajt tribuna e parë publike mbi temën ”Digjitalizimi i shërbimeve publike”, në të cilën morën fjalën ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski, kryetari i komunës së Shtipit Bllagoj Boçvarski, prof. Zoran Zdravev nga Fakulteti i Informatikës pranë Universitetit “Goce Dellçev” dhe Hajdi Kllinçarska nga kompania “Lupifaj”.

Për më tepër, u hap edhe pulti i regjistrimit, në kuadër të komunës së Shtipit, ku qytetarët që nuk mund të regjistrohen vetë në Portalin e e-shërbimeve, ta bëjnë atë me ndihmën e një personi zyrtar të autorizuar.

Ministri Mançevski bëri prezantimin e sistemeve paraprake para lëshimit të Portalit të e-shërbimeve në përdorim. Ai iu referua Katalogut të shërbimeve, që paraqet një bazë ku qytetarët më në fund, mund të marrin informacione mbi të gjitha shërbimet që institucionet ofrojnë në një vend, të gjithë dokumentet e nevojshme për realizimin e të drejtave të tyre, si dhe afat kohor për marrjen e shërbimeve.

Për më tepër, Regjistri i popullsisë, paraqet një bazë ku të dhënat e unifikuara, të verifikuara dhe të vlefshme për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë, tejkalohet problemi i të dhënave të ndryshme në baza të ndryshme.

Ashtu siç theksoi ministri Mançevski këto sisteme të mbështetura nga platforma e ndërveprimit, janë themelet për funksionimin e Portalit të e-shërbimeve.

Për momentin, në Portal janë të aksesueshme 128 shërbime elektronike, kurse tashmë 7.435 përdorues janë të regjistruar dhe i shfrytëzojnë këto shërbime.

Kryetari i komunës së Shtipit Boçvarski, potencoi se komuna, gjegjësisht vetëqeverisja lokale është vendi i parë ku qytetarët e njohin lidhjen mes tyre dhe shtetit, andaj ato duhet të funksionojnë si shërbim i vërtetë i qytetarëve për shërbimet, të cilët u janë të nevojshme. 

“Portali i e-shërbimeve paraqet lehtësim të madh për nevojat e qytetarëve, posaçërisht kur bëhet fjalë për proceset administrative. Si kryetar dua të potencoj rëndësinë e kësaj tribune për shkak se qytetarët mund të informohen cilat janë shërbimet në të cilat do të kenë qasje përmes Portalit të e-shërbimeve dhe me atë të kursejnë në kohën e tyre”, tha kryetari i komunës Boçvarski.

Profesori Zoran Zdravev, foli mbi tre faktorë që janë bazë për transformimin digjital të shtetit tonë. Ajo është infrastruktura e IT-së, korniza juridike dhe edukimi, përkatësisht aftësitë digjitale. Ashtu siç potencoi ai, është e domosdoshme të investohet vazhdimisht në trajnime të qytetarëve tanë, që të jenë të aftë në sferën digjitale dhe të jenë në hap me trendet moderne.

Hajdi Klliniçarska, iu referua në përvojën e saj personale, duke nënvizuar rrugën paralele mes digjitalizimit në administratën publike dhe atë në sektorin privat.

“Për qytetarin e thjeshtë, me rëndësi është që të ketë qasje të lehtë deri te informacionet mbi stipenditë, punësimet, tatimet, ndihmës sociale, mënyrës së përdorimit të tyre dhe se cilët dokumente janë të nevojshme. Për sektorin e biznesit me rëndësi është se janë të qasura on-line të gjithë ligjet, vërtetimet, ndryshimet dhe lajmet. Tashmë ka kohë që ne si kompani e kemi automatizuar totalisht procesin e rekrutimit, caktimit të intervistave, dërgimit të përgjigjeve ndaj aplikantëve. Paramendoni sistemin e njëjtë, por në shërbim të qytetarëve, të merrni lajmërime përmes postës elektronike apo sms-porosisë kur një dokument u është përgatitur për marrje. Të merrni rikujtues 3 muaj para mbarimit të afatit të ndonjërit prej dokumenteve tuaja. Andaj më gëzon fakti se edhe sektori publik i vendit tonë i përcjell trendet botërore dhe punët e digjitalizimit. Gëzohem që unë si menaxher i kompanisë, nuk është e nevojshme që kohën e fundit ta lë zyrën time, ndërsa prapë mundem me sukses të udhëheqi biznesin tim. Për këto arsye, dua të përgëzoj këtë proces” theksoi Klliniçarska.

Në eventin e sotëm, u krye edhe prezentimi i hapësirës ku qytetarët do të mund të regjistrohen në Portalin e e-shërbimeve, kurse gjendet në ndërtesën e komunës së Shtipit.

Në dhjetor të vitit 2019, filloi me punë versioni i përditësuar i Portalit kombëtar për shërbime elektronike, me qasje në uslugi.gov.mk. Portali është i vendosur dhe i udhëhequr nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Digjitalizimi është prioritet strategjik për MSHIA-në, por edhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në atë kontekst, gjatë dy viteve të kaluara janë realizuar më shumë hapa dhe aktivitete, para së gjithash të orientuara drejt digjitalizimit të shërbimeve dhe rritjes së transparencës së punës në institucione.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form