Shpërndaje:

Në Tetovë u mbajt tribuna e dytë publike kushtuar digjitalizimit

Тetovë, 27 janar 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, vazhdoi me organizimin e ngjarjeve të rradhës në sferën e digjitalizimit.

Në Tetovë, u mbajt tribuna e dytë me temë ,,Digjitalizimi i shërbimeve publike”, në të cilën u drejtuan ministri Damjan Mançevski, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, profesori Azir Aliu si përfaqësues i shoqërisë akademike dhe Boban Millosavlevski i shoqërisë së biznesit.

Në tribunë u fol mbi digjitalizimin e vendit, si dhe rolin e tij në profesionalizimin e administratës publike.

Sipas ministrit Mançevski, qëllimi i kësaj tribune është që krahas qytetarëve, gjithashtu edhe institucionet të njihen me të gjitha mundësitë lidhur me shërbibimet elektronike.

,,Sot kemi 128 shërbime elektronike të cilat i ofrojmë, prej të cilave 70 ekzistojnë, por i integruam në një vend në:  uslugi.gov.mk , ndërsa 58 janë shërbime të reja dhe ky numër do të rritet”, tha mes tjerash ministri Mançevski.

Ministri iu referua edhe projekteve të MSHIA-së lidhur me digjitalizimin dhe procesin i cili shpiente deri te shërbimet elektronike. Në fokus të veçantë u vendos Portali kombëtar i shërbimeve eleketronike si platformë elektronike e aksesueshme në: https://uslugi.gov.mk, nëpërmjet së cilit qytetarëve u mundësohet të marrin informacione mbi shërbimet publike dhe të shfrytëzojnë e-shërbime prej organeve kompetente, duke e lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme procesin administrativ.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, theksoi se projektet e digjitalizimit duhet t’i shfrytëzojmë sa më shumë, duke vlerësuar se ato janë shumë të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale.

Në Tribunë, fjalim mbajti dhe profesori Azir Aliu i Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, i cili mes tjerash iu referua digjitalizimit si domosdoshmëri e procesit arsimor por edhe i jetesës bashkëkohore.

Boban Millosavlevski, i kompanisë ,,Altius Solutions” (Alltius Sollushëns), i cili dha këndvështrimin e tij lidhur me e-shërbimet, veçanërisht lidhur me shoqërinë e biznesit, si dhe përvojat e tyre lidhur në atë drejtim.

Në tribunën e sotme publike, u drejtua edhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, profesori akademik Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili i përshëndeti të pranishmit. Ai gjithashtu iu referua digjitalizimit si domosdoshmëri si dhe përfitimet prej këtij procesi.

Përndryshe, sot u hap edhe pulti i regjistrimit në suaza të komunës së Tetovës, ku qytetarët të cilët nuk do të munden personalisht të regjistrohen në Portalin e e-shërbimeve, këtë do të mund ta bëjnë me ndihmën e personit zyrtar të autorizur.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form